/ATSH-AFP/ - Parlamenti rumun filloi sot të debatojë për një mocion censurë kundër qeverisë së majtë depozituar nga opozita, ndërkohë që disa mijëra manifestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Victor Ponta, akuzuar për korrupsion.
Kryeministri rumun në detyrë duhet të mbrohet para drejtësisë. Ponta ka hedhur poshtë këto akuza dhe siguroi se do të qendrojë në detyrë deri në fund të mandatit të tij, në dhjetor të vitit 2016.
Ai është dërguar në gjykatë për 17 akuza për falsifikim të dokumenteve me një firmë private, bashkëpunim në evazion fiskal dhe pastrim parash, për vepra që datojnë nga viti 2007 deri në vitin 2011, gjatë kohës kur ishte avokat.
"A mund të lejojë Rumania të përfaqësohet nga një kryeministër i akuzuar?", pyesin nënshkruesit e ketij mocioni censure.
"Një kryeministër i akuzuar për falsifikime nuk mund të nënshkruajë projektligje. Një kryeministër i akuzuar për përfshirje në evazion fiskal në mund të menaxhojë buxhetin e Rumanisë", shtojnë ata.
Disa mijëra anëtarë dhe mbështetës të opozitës u mblodhën para Parlamentit për t'i kërkuar kryeministrit rumun të japë dorëheqjen.
/Shqiptarja.com