Sa për kërkesën e mocionit me debat të PD lidhur me raportin e PE për Shqipërinë, Balla u shpreh se nuk e kanë paraqitur sipas rregullores duke theksuar se u qëndron fjalëve për ta realizuar.

“Nuk ka hezitim. Kam thënë që ju jeni të paaftë sepse nuk dini të bëni edhe një kërkesë. Kanë sjellë një kërkesë për mocion me debat për rezolutën e raportit të Komisionit, se i ngatërrojnë ata. Për të njëjtën çështje brenda sesionit s’mund ta zhvillosh një mocion me debat 2 herë. I kam thënë unë jam i gatshëm, por mbi respektimin e rregullores nuk vë askënd. Risilleni në formën që lejon rregullorja. Kam thënë që do të kemi një debat për raportin e Këshillit të Integrimit Europian dhe aty të fusim edhe gjetjet e rezolutës. Jemi në kushtet që mund ta gjejmë një zgjidhje, do ta them edhe në seancë plenare. Mëso si ta formulosh kërkesën që mos të bjerë ndesh me parimet e rregullores. Procesi i anëtarësimit në BE do të mbyllet me Edi Ramën kryeministër dhe PS shumicë parlamentare”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën, opozita: Pa argument! Balla: S’ju njohim si përfaqësues të tubuesve!