Mocioni për integrimin, Alibeaj: Raporti i progresit evidentoi probleme të rënda! Qeveria nuk e ka prioritet rrugën drejt BE

Mocioni për integrimin, Alibeaj: Raporti i progresit evidentoi probleme të rënda! Qeveria nuk e ka prioritet rrugën drejt BE

1668678135_Screenshot1.jpg

Duke prezantuar mocionin me debat për integrimin evropian, deputeti Enkelejd Alibeaj tha në Kuvend se qeveria nuk e ka prioritet procesin e integrimin.

“Në korrik të 2020 Këshilli Evropian vendosi të nisë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Qeveria Shqiptare vendosi të ndryshojë strukturën e cila do jetë e dedikuar për këtë proces.  Para disa javësh Komisioni Evropian publikoi raportin vjetor të zgjerimit për Shqipërinë ku u vunë re një sërë problematikash të lidhura ngushtë me kriteret bazë të përcaktuara qartë nga KE si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reforma në drejtësi dhe iniciativat e qeverisë të konsideruara qartësisht si vija të kuqe nga Bashkimi Evropian.

Raporti i sipërmendur parashtroi të gjitha problematikat kryesore të cilat Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar prej vitesh i ka nënvizuar si shqetësime por edhe si pengesa drejt rrugës europiane. Ai duhet të shërbejë si kambanë alarmi për qeverinë dhe jo si mjet “mburrjeje” për arritjet e saj. Secili prej kolegëve do të flasi përkatësisht për çështjet kryesore të ngritura në raport por vëmendje e shtuar duhet treguar ndaj:

Fenomenin e shitblerjes së votës, fenomen i cili është ngritur me të mëdha në raport. KE shprehet se Shqipëria ka ende probleme me shitblerjen e votës dhe përdorimin e administratës publike. Është një qëndrim i vazhdueshëm i KE përgjatë viteve.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes të cilës i jepet fund pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë. Edhe pse tashmë ndodhen përpara drejtësisë një ish ministër dhe ish deputet i Partisë Socialiste, raporti thotë se Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit.

Gjithashtu të drejtat e njeriut mbeten një problematikë, sidomos e drejta e pronës dhe liria e medias. Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Çdo ndryshim në Ligjin për Media duhet të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe duhet të dorëzohet për konsultim me organizatat e media. Nga ana tjetër procesi i kompesimit të pronës ka ngecur si pasojë e korrupsionit.

Së fundmi por jo nga rëndësia, janë iniciativat e fundit të qeverisë: Amnistia Fiskale dhe Pasaportat e Arta. Të dy këto iniciativa të cilat sipas raportit I hapin rrugë krimit të organizuar, evazionit fiskal dhe financimit të tërrorizmit. Skema e shtetësisë, do përdoret në aferën e Portit të Durrësit pavarësisht kundërshtimeve të Bashkimit European.

Shprehim keqardhje për qasjen e qeverisë ndaj procesit të integrimit. Qeveria nuk e ka patur në prioritet e saj këtë proces kaq të rëndësishëm, dhe kjo duket qartë dhe në mungesën e strukturave të posaçme për integrimin evropian. Sot janë disa struktura të cilat veprojnë në  mënyrë të paqartë për procesin e integrimin, përfshi këtu Kryenegociatoren dhe grupin negociator si dhe  Agjensia e Fondeve (ASPAC).

Një tjetër arsye pse e kërkuam këtë mocion është për të ditur cili është plani i qeverisë për procesin e negociatave. Deri më tani nuk ka ardhur asnjë plan pune i qeverisë pranë Kuvendit për të kuptuar cila është strategjia e saj për këtë proces kaq të rëndësishëm”, tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, futet live në Facebookun e tij! Alibeaj-'Rithemelimit': Këtu bëni zhurmë, jashtë ndani aferat! Palët përplasen për integrimin evropian


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës