TIRANE - Muzikë nga e kaluara dhe makineri të projektuara për performancat soft. Në formë edhe pas të 50-ave, por vetëm në palestra të dedikuara. Ideja vjen nga Shtetet e Bashkuara.

U janë thënë po aparaturave kardiake por me ndikim të ulët, klasa palestre të buta të projektuara për ata që nuk janë më njëzet vjeçarë dhe në sfond muzikë retro, e viteve ’40, ’50 dhe ’60.

Ideja është e një çifti, Suzy dhe Tom Boerboom. Duke filluar që nga viti 2009, ata kanë hapur zinxhirin e palestrave "Ëelcyon Gym”, me degë në Minesota dhe Dakotën e Jugut, ku mosha mesatare e anëtarëve është 62 vjeç.

Tom tha se deri në fund të vitit janë planifikuar hapje të reja: "Ka më shumë se 70 milionë bashkëmoshatar. Ne duhet të kujdesemi për veten". Ndërsa gruaja Suzy shtoi: "Ambienti është projektuar në çdo detaj për tu shërbyer atyre që janë mbi të 50-at”.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptasrja.com (print) 25.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)