Keni dëgjuar ndonjëherë për një makinë të mbuluar krejtësisht nga njerëzit? Kjo ka ndodhur në Itali, ku 13 modele nudo janë kamufluar si një makinë e vetme, ku secila prej tyre përshtatej me një pjesë të caktuar të makinës. Ato e kanë shndërruar trupin e tyre duke i’u përshtatur sa më mirë makinës.

Modelet kanë pozuar për gjigandin Italian të makinave, duke realizuar me trupin e tyre makinën Fiat 500. Trupi i modeleve është piktuar në ngjyrë të bardhë dhe të zezë dhe është përshtatur me versionin sportiv të makinës.

Ajo që bie në sy, është mënyra se si ato kanë përshtatur pasqyrën anësore të makinës, kur në fakt ajo është fytyra e tyre.