Modeli “Classic”, për adhuruesit e Blackberry-t

/ATSH/- Blackberry Classic, ashtu siç sugjeron edhe emërtimi i tij, është rikthimi i kompanisë kanadeze në atë që di më mirë të bëjë: një smartfon që shënjestron bizneset me një tastierë fizike. Gjatë prezantimit të tij, Blackberry tha se modeli Classic ishte pasardhësi i modeleve Bold, një telefon i cili është përditësuar për herë të fundit në 2011.
Nëse ëndrra juaj është një telefon me tastierë fizike i aftë të dërgojë email-e, kjo duhet të jetë ajo që ju mund të keni qenë duke pritur. Blackberry nuk po tallej kur e përshkroi modelin Classic si pasardhësin e Bold. Ca prej nesh nuk ishin të aftë të tregonin ndryshimet mes dy telefonëve.

Modeli Classic ka një kornizë metalike që i bie përqark telefonit si dhe një pjesë të pasme të mbyllur, me fjalë tjera bateria nuk është e zëvendësueshme. Në pjesën fundore të telefonit ekzistojnë tre vrima, një micro USB për ngarkim dhe lidhje USB, një për boksin dhe një tjetër për mikrofonin.

Blackberry Classic është goxha i trashë dhe i rëndë po ta krahasojmë me një model smartfoni kompakt të ditëve të sotme me trashësi 10.2 mm dhe peshë 177 gram. Po ti krahasojmë me modelin Bold, ky i fundit kishte një trashësi 11.4 mm dhe peshonte 107 gram. Nga ana tjetër një iPhone 5 ka trashësi 6.9 mm dhe peshë 129 gram. Një pjesë e madhe e telefonëve Android kanë statistika të ngjashme, madje edhe një model smartfoni me kosto të ulët si Motorola Moto G peshon më pak se 143 gram.
Blackberry Classic të jep ndjesinë e një telefonit me ndërtim solid, i dizenjuar për të qëndruar në funksion për një kohë relativisht të gjatë. Përdorimi i smartfonit më një dorë të vetme është e lehtë, kjo falë rikthimit të butonave të navigimit dhe trackpadit optik.

Ekrani ka një madhësi prej 3.5 inç, dhe densitet pikselash prej 294 për çdo inç. Kjo dendësi është shumë larg asaj të një telefoni Android si Nexus 6 me 493 ppi dhe iPhone 6 me 326 ppi.

Ekrani është më i mprehtë sesi modeli Bold që numëron 245 piksel për çdo inç. Imazhet dhe teksti janë të qartë dhe të pastër. Vetëm tekstet me madhësi të vogël bëjnë të dallohen pikselat. Imazhet kanë ngjyra dhe tone të qarta.

Tastiera është edhe ylli i shfaqjes. Padyshim është tastiera fizike më e mirë që mund të ekzistojë në një smartfon me të gjithë funksionalitetet e nevojshme duke bërë të lehtë shkrimin e teksteve, numrave dhe shenjave të pikësimit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale