Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

Olta Gixhari

Gjithnjë e më shumë, cilësia e modeleve që ka ofruar ekrani shqiptar i tranzicionit për publikun, ka qenë i diskutueshëm. Por prej më shumë se një muaji, i vetmi ‘reality show’ në vend duket se e ka lënë pa fjalë shumicën e publikut. Revolta e këtij të fundit vihet re në komentet në rrjete sociale dhe debate të përditshme. Bëhet fjalë për ‘Big Brother’ që nën pretendimit për të mbledhur disa njerëz të rëndësishëm me emrin ‘VIP’, duket se s’është lodhur hiç dhe ka sajuar një grupim ku shumica nuk kanë as CV.

Përveç panoramës ku disa njerëz hanë e flejnë dhe që pretendohet të na dhurojnë spektakël, orët e fundit po spikat një personazh. Aktorja që më tepër është e njohur si personazh showbizi sesa si aktore, ka ‘shokuar’ me disa deklarata të saj. Më tepër sesa një garë ku duhet të spikasë cilësia e debatit, argumentet dhe shembulli i femrës model, ajo e ka kthyer në një garë parash.

Një herë përmend faktin se 100 mijë eurot e çmimit të madh s’i bëjnë punë se me aq veç një makinë mund të blihet. Ditën tjetër, shenjestron banorët se vishen me rroba të lira dhe jo marka origjinale si ajo. E kështu me radhë, deklaratat nuk fyejnë vetëm bashkëjetuesit e saj, por miliona shqiptarë që jetojnë me djersë dhe 100 mijë eurot as nuk i kanë dhe as do t’i kenë kurrë.

Duhet kuptuar se ‘Big Brother’ shqiptar luhet për një publik të varfër që ka paguar ekstra për ta ndjekur atë. Ndaj në respekt të këtij publiku, produksioni duhet t’I ndalojë deklarata të tilla. Që në fund të fundit tregojnë se konkurrentja e sheh me mospërfillje edhe vetë çmimin e organizatorëve.

Është dhimbshme kur sheh sesi një djalë merr përsipër të rrëfejë dramën familjare publikisht, si apel për t’i dhënë guxim të tjerëve që të denoncojnë dhunën. Ky konkurrent pak minuta më pas skualifikohet për t’i lënë hapësirë ‘zengjines’ së re.

“Big Brother” është konceptuar nga ata që e krijuan të parët, si një program në qendër të së cilit është njeriu. Sjellja e tij nën izolim me të panjohur, pa cenuar liritë themelore. Madje duke u dhënë facilitete dhe të mira materiale për t’ua bërë izolimin më të lehtë. Por kurrësesi, për të promovuar mospërfilljen ndaj njerëzve që përpiqen ta fitojnë paranë me djersë.

Ndaj dhe ky ‘reality show’ në Shqipëri nuk duhet kurrësesi të promovojë garën e portofolëve, por të ideve. Sepse po të ishte e pëlqyeshme ky model, ateherë mund ta bënin programin me fëmijet e Samir Manes dhe Shefqet Kastratit dhe e flinim mendjen…

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flora hoxha: 01/02/2023 19:35

    Luizi nje njeri ordiner i paedukate, genjeshtar e mashtrues, pa kulture e injorant ... duhet te dale sa me pare se i ul jashtzakonisht nivelin programit, nuk ka absolutisht asgje qe mund te mesosh prej tij

    Përgjigju
  • Beni: 31/01/2023 15:09

    Po kush eshte modeli i shoqerise Shqiptare,Luisi qe del hapur dhe ben politike duke simpatizuar dhe perkrahur politikane qe akuzohen per krime shume te renda!

    Përgjigju
    • Grandi: 31/01/2023 16:24

      Po pse e sheh ne ate aspekt clidhje ka politika shihe si lojtar i mrekulluedhem qe eshte .mendon se do ta demtosh ti .

  • shqip: 31/01/2023 14:34

    Nuk e di kush e ka shoqe kete Olten por per nje gje e kam te sigurt se femer ma intrigante e te ndyer se kjo se di a ka.

    Përgjigju
  • ANNA: 31/01/2023 13:44

    olta modeli me keq i ketij spektakli arroganc e gjalle.

    Përgjigju
  • daku: 31/01/2023 11:56

    sa me shume spektakel na duhet neve si popull sepse na ka lodh politika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Formacionet zyrtare të Kroaci - Shqipëri, Sylvinho bën 2 ndryshime! Broja në stol, Kombëtarja mbërrin në stadium

Euro 2024/ Formacionet zyrtare të Kroaci - Shqipëri, Sylvinho bën 2 ndryshime! Broja në stol, Kombëtarja mbërrin në stadium