Një modele e shpallur e zhdukur është gjetur e pajetë brenda një valixheje, pasi u zhduk gjatë pushimeve në Serbi.
Lyudmila Turkova, 27 vjeçe, ishte zhdukur prej gjashtë ditësh pasi kishte dalë për të "takuar miq" në një klub nate në Belgrad. Trupi i saj u gjet brenda një valixheje të hedhur në kanalin Vizelj, pasi u pikas nga banorët e zonës, të cilët njoftuan policinë.
Një shtetas turk, i identifikuar vetëm me inicialet K.E., 25 vjeç, u ndalua sot në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, ndërsa po përpiqej të largohej nga Serbia. Ai konsiderohet i dyshuari kryesor për vrasjen.
Trupi i Turkovës u zbulua në ujë nga një qen i policisë.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se si është vrarë ajo. Mediat lokale raportuan se: "Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas kryerjes së autopsisë."
Në njoftimin për person të zhdukur, Turkova përshkruhej si 1.55 metra e gjatë, me flokë të gjata bionde, një piercing në hundë dhe disa tatuazhe, përfshirë dy gjarpërinj në pjesën e përparme të kofshës së majtë, një tatuazh të madh me kaligrafi në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë dhe tatuazhe në stil japonez mbi shpatulla. Ajo ishte nga Shën Petersburgu i Rusisë dhe kishte punuar si promotore, banakiere dhe modele për artin e trupit.
Turkova kishte planifikuar të qëndronte për dy javë në Beograd, por u zhduk më 25 korrik.
Kontakti i fundit me të ishte pas orës 23:00, përpara se telefoni i saj të bëhej i paarritshëm.
Komente










