Imazhet e postuara janë prodhuar nga një smartphone, por pozimi është i një modeleje profesioniste, fytyrë profile dhe një qafë e përkulur. Mariah është e bukur dhe e di edhe ajo vetë. Me apo pa buzëkuq, ajo është nga ato gra që bie në sy.
“Jam shumë e habitur me këtë sukses”-thotë vajza me një theks anglishteje të pakapshëm. Tani që është bërë e famshme, sepse mediat më prestigjoze britanike kanë shkruar për të, të gjitha vajzat myslimane duan të imitojnë stilin e saj, të mbulohesh por në mënyrë chic.
Mban hixhab-in që kur ishte 17 vjeç
Për të marrë pjesë në këtë video, Mariah morri lejen e prindërve të saj dhe në sheshin e xhirimit ishte mëse e kënaqur, pas ii ofruan dhomë zhveshje private dhe nuk pati asnjë kontakt fizik me meshkuj. “Më trajtuan me respekt”-thotë vajza. Shumë mendojnë se pas zgjedhjes për të pozuar mund të jetë dëshira për të dërguar një mesazh: që edhe vajzat myslimane e duan modën ashtu si gjithë të tjerat.
“Ekziston një përshtypje se gratë apo vajzat që vendosin të mbajnë hixhab, injorohen nga moda. Ndaj është befasuese që një markë e madhe globale vendos të njohë zgjedhjen tonë për të mbajtur shaminë”-thotë Mariah. Hera e parë që ajo vuri hixhab-in ishte vetëm 17 vjeçe. Pak më vonë se shumë shoqe të cilat ishin mbuluar që përpara se të bëhen adoleshente. Por që nga ai moment e mban me krenari dhe me vetëdijen e plotë se flokët e mbuluar nuk i heqin asgjë bukurisë së saj.
Komentet pozitive dhe kritikat
Të afërmit e saj në Pakistan dhe Marok nuk u pëlqeu aspak përfshirja e Mariah në modë. E megjithatë komentet nëpër rrjetet sociale kanë qenë thuajse të gjithë pozitive. “Të bën ta shohësh gruan myslimane pa frikë dhe përçmim, madje me një kuriozitet të shëndoshë”-shkruan blogu i famshëm MuslinGirl. “Jemi shumë krenarë për të, më në fund po flitet për myslimanet në mënyrë pozitive” –lexohet ndërkohë në një prej komenteve në profilin e Mariah Mariah. Megjithatë ka pasur edhe kritika pasi nuk mund të mungonin kundërshtarët.
Ka nga ata që mendojnë se ekspozimi ndaj modës bie ndesh me fenë. Por këto janë thjesht këndvështrime. Në çdo rast, askush nuk tha gjë kur Mariah vendosi të hapë një sallon bukurie në Londër të specializuar në masazhet marokene dhe kurimin e duarve. Ndërkaq me Mariah, marka suedeze ka tërhequr vëmendjen e konsumatorëve islamikë. Moda po zë gjithnjë e më shumë vend mes myslimanëve të cilët gjatë 2013-ës shpenzuan 266 miliard dollarë për tu veshur bukur, sipas një vëzhgimi të Thomson Reuters. Shifra pritet të arrijë në 500 miliard deri në 2019-ën, ndaj dhe firma të mëdha si Donna Karan, Tommy Hilfiger dhe Mango e kanë nuhatur dhe prej kohësh kanë propozuar koleksionet “Ramazan” të specializuara për publikun islamik.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)