Një nga modelet më të përfolura, Gigi Hadid, është bërë pjesë e thashethemeve me akuzën se ka pirë kokainë gjatë festës së pranverës së Victoria’s Secret.

Akuzat kanë vërshuar nga media dhe opinioni publik pas një videoje të publikuar nga një website thashethemesh, ku bukuroshja bjonde është shfaqur me kokën e përkulur mbi banak duke lënë vërtet përshtypjen se po konsumonte kokainë.

Modelja ka reaguar menjëherë në Twitter dhe ka mohuar thashethemet. “S’do guxoja kurrë”, - është shprehur ajo, aq më tepër për faktin se është shembull për vajzat e reja dhe se nuk do ta prekte kurrë një gjë të tillë.

Gigi madje e ka quajtur këtë video tepër ofenduese për të sepse do të ishte një çmenduri që ajo ta bënte një gjë të tillë në një event pune ku ndodheshin qindra njerëz si dhe gazetarë.

Modelja, e cila është engjëlli më i ri i Victoria’s Secret ka drejtuar festën së bashku me modelen tjetër Rachel Hilbert, ku i ftuar ishte edhe i dashuri i saj, muzikanti 18-vjeçar Cody Simpson.

modelja

modelja

Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)