Modelja serbe rrëfehet: Si është të 
jesh e lidhur me Berat Gjimshitin

Modelja serbe rrëfehet: Si është të <br />jesh e lidhur me Berat Gjimshitin
Modelja serbe, Alisa Menkoviç, është e dashura e futbollistit të Kombëtares, Berat Gjimshiti. Lidhja e të dyve është bërë publike pak para ndeshjes me Serbinë, duke shkaktuar dhe bujë të madhe në media.

Në një intervistë për "Prive", bukuroshja ka treguar se si është ndjerë pas kualifikimit të Shqipërisë në ‘Euro 2016’ dhe njëherësh ka folur për lidhjen me lojtarin nga Lugina e Preshevës.

Dyshja simpatike ka qenë bashkë për pesë vjet dhe kanë shijuar çdo moment sipas vetë fjalëve të modeles. “Berati dhe unë jemi njoftuar përmes shoqes time më të mirë. I dashuri i saj gjithashtu luante për FC Zurich”, ka thënë Alisa. Menkoviç ka rrëfyer se ata ishin fillimisht miq dhe me kalimin e kohës vendosën të krijojnë një lidhje. 

“Ai i frymëzon njerëzit që të jetojnë ëndrrat e tyre dhe kjo është ajo që ata duan, ai gjithashtu më frymëzon edhe mua”, ka shtuar ajo.
menkovic
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi