Është padyshim një nga modelet më të mira shqiptare.

Adrola Dushi është zhvendosur prej disa kohësh së në Amerikë për të vazhduar atje karrierën e saj si modele. Kësaj radhe modelja shqiptare, nënë e një fëmije ka marrë ka marrë pjesë në sfilatën e stilistit LaQuan Smith, për të prezantuar koleksionin e tij vjeshtë 2017, në New York Fashion Week.

E veshur e tëra në të zezë, me çizme të gjata dhe flokët e kapura bisht si të lagura, Adrola ka shkëlqyer në pasarelë. Ka qenë vetë ajo që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto të bëra nga sfilata.

Mësohet se bukuroshja shqiptare së bashku me modelen tjetër shqiptare Xhesika Berberi, se do të kryejnë audicionet për të qenë pjesë e modeleve të Victoria’s Secrets.

[gallery]21075[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)