Moderatorja e njohur dhe Ledri
Vula bashkë në kauzën “Luledielli”

Moderatorja e njohur dhe Ledri<br />Vula bashkë në kauzën “Luledielli”<br>
Moderatorja e njohur Albana Osmani dhe Ledri Vula janë bërë bashkë për të bashkëpunuar për kauzën e moderatores, të quajtur “Luledielli.”

Kjo është bërë e ditur me anë të një fotoje të postuar në istagram nga moderatorja, ku të dy personazhet shihen të veshur me bluzat me luledielli, që janë dhe bluzat përfaqësuese të kauzës që moderatorja ka marrë përsipër prej kohësh.

Kujtojmë që kauzën e moderatores, e cila ka qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitete të ndryshme nën logon e lulediellit, me qëllim ofrimin e ndihmës për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut, e kanë mbështetur edhe personazhe të tjerë publikë më herët, e duket se Ledri është personazhi i radhës.
Presim të tjerë personazhe publikë që i bashkohen moderatores në kauzën e saj.

 

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë