Moderatorja e njohur e sportit, Vilma Masha ka humbur babanë ditën e sotme. Lajmi i trishtë u bë me dije nga vetë ajo, me një postim në Instagram, ku ka postuar një foto me të atin, ndërsa shkruan fjalë të ndjera, ndërsa nuk bën me dije shkakun e ndarjes së tij nga jeta.
Moderatorja njofton po ashtu se varrimi do të bëhet nesër në orën 11:00 në Tufinë.
"Babi im i shtrenjtë, nuk e mendova kurrë që do ikje kaq shpejt, më copëtove shpirtin, Të dua deri në pafundësi. Varrimi bëhet nesër në orën 11:00 në Tufinë", shkruan Masha.