Modi- Putinit: Lufta nuk mund të zgjidhë problemet

Modi- Putinit: Lufta nuk mund të zgjidhë problemet

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe Presidentit rus, Vladimir Putin

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se “lufta nuk mund të zgjidhë problemet” dhe bëri thirrje për “paqe përmes dialogut” gjatë vizitës së tij në Moskë, pas më shumë se dy vjet të luftës së Kremlinit kundër Ukrainës.

Vizita e Modit në Rusi u zhvillua në kohën kur tensionet në Evropë janë rritur pas një sulmi masiv rus në Ukrainë, që goditi edhe një spital të fëmijëve në Kiev.

Gjatë takimit të tij të parë me Putinin në Rusi që kur Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës, Modi tha se për konfliktin është diskutuar “në mënyrë të hapur dhe në detaje”.

“Kur vriten fëmijë të pafajshëm, zemra të dhemb dhe ajo dhimbje është e padurueshme”, i tha Modi Putnit.

Modi shkoi në Moskë të hënën, disa orë pas sulmit masiv në Ukrainë, ku u vranë të paktën 38 persona.

“E di se lufta nuk mund të zgjidhë problemet, zgjidhjet dhe bisedimet e paqes nuk mund të kenë sukses në mes të bombave, armëve dhe plumbave”, tha lideri indian.

“Ne duhet të gjejmë një rrugë drejt paqes përmes dialogut”, shtoi ai.

Gjatë takimit në Kremlin, Putin çmoi “miqësinë shumëvjeçare” mes Rusisë dhe Indisë dhe tha se shtetet kanë një “partneritet strategjik”.

Putin po ashtu i ndau Modit medaljen më të lartë që Rusia u jep civilëve.

Kryeministri indian Modi do ta vizitojë Rusinë, thotë KremliniRusia është një furnizuese kyçe e naftës dhe armëve në Indi, por izolimi i Moskës nga Perëndimi dhe rritja e lidhjeve me Pekinin kanë pasur ndikim në partneritetin e Rusisë me Indinë.

Fuqitë perëndimore në vitet e fundit kanë forcuar lidhjet me Indinë, për t’iu kundërvënë ndikimit të Kinës në rajonin e Azi-Paqësorit, dhe duke i bërë presion Nju Delhit që të distancohet nga Rusia.

Shtetet e Bashkuara të hënën i bën thirrje Modit që t’ia bëjë të qartë Putinit se “çdo zgjidhje për konfliktin në Ukrainë duhet të jetë në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”.

Vizita e fundit që Modi zhvilloi në Rusi ishte më 2019 dhe ai ishte nikoqir i Putinit në kryeqytetin indian dy vjet më parë, disa javë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës.

India nuk ka dënuar në mënyrë eksplicite Rusinë për luftën ndaj Ukrainës dhe ka abstenuar gjatë votimeve për rezolutat e OKB-së që ishin kundër Kremlin./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani