Moggi: Yllin e tretë të Juves?
Le t’ia ngulim në ballë Morattit!

Moggi: Yllin e tretë të Juves? <br />Le t’ia ngulim në ballë Morattit!
“Ylli i tretë? Po të ishte për mua, do t’ia vendosja në kokë Moratit. Do ia gozhdoja në ballë”. Këto janë fjalët e Luçiano Moxhit, ish-drejtor i përgjithshëm i Juventus në një intervistë për “Radio 24”.

Më pas, ai ka folur edhe kundër prezantuesit Fiorelo, një tifoz i njohur i Inter, i cili i ka bërë thirrje publike Andrea Anjelit të mos vazhdojë me iniciativën e tij për 30 titujt. “Fiorelos, që është një ultras interist simpatik, i kthehet përgjigje më vetëm një gjë: Të rilexojë atë që ka thënë Palaci (Prokurori i FIGC), i cili praktikisht ka dhënë një vendim mbi Interin, fajtor për parregullsi sportive”.

“Inter ishte ajo që tha se Faketi ishte një shenjt, pastaj në procesin mbi përgjimet, e shkarkoi duke thënë se ka bërë gjithçka vetëm, vetëm që të mos paguante. Ky është Interi i Moratit, që me kompaninë “Telecom” ka marrë në qafë shumë njerëz”.

Moxhi më pas ka pranuar se flet shumë shpesh me Andrea Anjelin. “Sigurisht që flas me të, kemi komunikuar edhe pas fitores ë titullit. Sigurisht që duhet të vendosë yllin tretë. Pastaj ai detyrën e drejtuesit e ka mësuar nga unë dhe Xhiraudo, kemi qenë mësuesit e tij”, përfundoi ish-drejtuesi i Juves.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës