"Debati dhe betejat të zhvillohen brenda Kuvendit, jo jashtë tij".
Ky është mesazhi i shefes së BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për opozitën të cilët prej 14 ditësh kanë nisur një protestë përpara Kryeministrisë.
Gjatë bashkëbisedimit me studentë të Universitetit të Tiranës, Mogherini u shpreh se "debati dhe betejat të zhvillohen brenda Kuvendit", duke konfirmuar kështu qëndrimin e Brukselit kundër bojkotit të Kuvendit nga Partia Demokratike.
Sa i takon Reformës në Drejtësi dhe zbatimit të saj, zyrtarja e BE përsëriti se mbetet kusht për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
"Reforma në Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm se e kërkon Europa, por se e kërkojnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Duhet ta zbatojnë këtë reformë me të njëjtën konsensus kur e miratuan. Një sistem i pavarur drejtësie do të luftojë krimin e korrupsionin, e do e bëjë vendin më tërheqës për investitorët e huaj. Tani ka ardhur koha që Shqipëria të marrë hapat e veta në rrugëtimin e BE, dhe atëherë ne do të jemi gati të hapim bisedimet”, tha gjatë bashkëbisedimit me studentët, Federica Mogherini.
Shefja e BE-së për Politikën e Jashtme zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë, në vijim të një turi ballkanik, ku pati takime me krerët e lartë të shtetit dhe politikës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO