Mogherini-Rama: Bojkoti i PD 
​bllokon Vettingun e integrimin

Mogherini-Rama: Bojkoti i PD <br />​bllokon Vettingun e integrimin
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka përsëritur se bojkoti i Kuvendit sjell bllokimin e Vettingut dhe për pasojë stopimin e integrimit në BE.
 
Ajo u shpreh se Brukseli është gati të rekomandojë çeljen e negociatave kur të nisë zbatimi i ligjit të Vettingut.
 
"Ne jemi gati, të çelim negociatat kur Vettingu të fillojë. E keni radhën ju, ne jemi të gatshëm ta shikojmë, të shohim ritimin e kësaj reforme.
 
Jam takuar me kryetarin e Kuvendit, grupeve parlamentare, me opozitën dhe kam qenë e qartë se ata që po përpiqen të vonojnë reformat, do rrezikojnë integrimin në BE. Qytetarët e Shqipërisë duan që vendi të bëhet pjesë e BE.
 
Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokim i krijimit të kom të Vettingut dhe kjo ndal procesin e integrimit në BE. Vendi juaj ka mundësinë e vërtetë që të ecë përpara në rrugën drejt BE.
 
E di që ka pasur sinjale sot për një hapësirë sa i takon dialogut"
, u shpreh Mogherini.  

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria do vijojë reformat me synim afrimin e perspektivës europiane të vendit. 

Në këtë moment kur vendoset fati negociatave me BE, duke nisur procesin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, me rëndësi mbetet zbatimi i ligjit të vettingut. Për këtë arsye kjo vizitë është më e rëndësishme se në ditë të zakonshme, ku padyshim është e rëndësishme prania e partnerëve tanë strategjike. 

Ne patëm një bashkëbisedim miqësor, të ngrohtë dhe konkret. Jemi dakord që puna me 5 prioritetet kyçe duhet të vazhdojnë intensivisht, pasi ato janë prioritete që do të na shoqërojnë edhe përtej hapjes së negociatave.

Ky bashkëpunim do të tregojë se Shqipëria është gati për të negociiuar anëtarësimin.

Padyshim që prekëm edhe çështje të natyrës rajonale, por për to do të vijojmë të diskutojmë edhe në darkën e përbashkët të punës”,
tha kryeministri Edi Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Turizmi me paga deri në 1000 euro, Rama sërish thirrje emigrantëve: Kthehuni, të punosh në Itali e Greqi, nuk është më mirë se në Ksamil e Theth

Turizmi me paga deri në 1000 euro, Rama sërish thirrje emigrantëve: Kthehuni, të punosh në Itali e Greqi, nuk është më mirë se në Ksamil e Theth