Mogherini shmang takimin me
Bashën, kreu i PD e konfirmon Axhenda/Takime me Edi Ramën dhe Ilir Metën

Mogherini shmang takimin me<br />Bashën, kreu i PD e konfirmon Axhenda/Takime me Edi Ramën dhe Ilir Metën
Shefja e BE për politikën e Jashtme Federica Mogherini nuk do të ketë takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, gjatë vizitës nesër në Tiranë. 

Burime pranë PD thanë për Shqiptarja.com se i vetmi takim që është kërkuar nga BE ka qenë ai me dy nënkryetarët e PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, në kuadër të takimit me grupet parlamentare që do të bëhet në Kuvend në prani dhe të shefes së BE për Politikën e Jashtme. 

Edhe vetë kryetari i PD, Lulzim Basha, konfirmoi se s'do ketë takim me Mogherinin, por në vend të tij do të jenë përfaqësues të PD-së, sipas formatit të kërkuar nga zyrtarja e BE-së. 

Pjesë e agjendës së saj do të jetë një takim me përfaqësues të partive politike, pjesë e takimit do të jetë edhe përfaqësuesi i PD”, tha Basha. 

"Unë e kam takuar zonjës Mogherini dhe do takoj sërish si kryeministër i Shqipërisë", ka thënë Basha. 

Kreu i PD sulmoi mediat të cilat sipas tij raportojnë lajme për izolim të opozitës nga ndërkombëtarët. 

"Është një mashtrim i shpërndarë nga qarqet qeveritare dhe mediat afër tyre që po fabrikojnë këto lajme", shtoi ai. 

E rëndësishme është ajo që po i thuhet asaj. Do i thuhet që pacienti ka kollë të lehtë dhe do shurup apo që ka kancer dhe do shtruar me urgjencë”- tha më tej Basha në një prononcim për Opinion. 

Mogherini nesër në Tiranë, takon Ramën e Metën
Federica Mogherini do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik.

Ajo do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta si dhe presidentin Bujar Nishani. 

Në fund të ditës ajo do të mbajë dhe një fjalim për studentët e Universitetit të Tiranës. Mogherini fluturon në Tiranë nga Beogradi ku do të zhvillojë gjithashtu vizitë zyrtare dhe pas do të niset drejt Kosovës.

Gjatë kësaj të enjte, Mogherini ka vizituar Shkupin ku në takimet me krerët e lartë të politikës kërkoi kapërcimin e krizës dhe formimin e qeverisë së re maqedonase. 

Mogherini rikthehet në Shqipëri ekzaktësisht pas një viti. Në 3-4 mars të një viti më parë ajo ishte në Tiranë ku i bëri thirrje opozitës dhe maxhorancës të gjejnë konsensusin për Reformën në Drejtësi. 

Situata politike në Shqipëri, zbatimi i Vettingut dhe ecuria e reformave për çeljen e negociatave me BE-në mendohet të jenë temat e diskutimeve të Federica Mogherinit me krerët e shtetit shqiptar. 

Zbardhet axhenda e Mogherinit në Tiranë

Ora 16:00 - Mbërritja në Tiranë 

Ora 17:30 – 18:30  - Fjalim para studenteve ne Universitetin Politeknik te Tiranes.
 
Ora 18: 45 - Mogherini takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta 

Ora 20:15 – 20:30   -  Takim me Kryeminstrin Edi Rama dhe deklaratë në Kryeministri.
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini