Shefja e re e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian ka dalë para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Në cilësinë e Ministres së Jashtme të Italisë, vend i cili mban edhe presidencën e BE-së Frederica Mogherini ka thënë se Shqipëria ka treguar vullnet për të kryer reforma sa i përket rrugës drejt BE-së.
 
“Ne besojmë se Shqipëria në muajt e fundit ka ecur ne mënyre te jashtëzakonshme sa i takon vullnetit për te kryer reforma dhe vendimi i qershorit nga Këshilli Europian ishte stimuli i duhur në ketë drejtim”, deklaroi Mogherini.
 
Ministrja e jashtme italiane tha se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë është prioritet i presidencës italiane dhe i gjithë BE-së. Sipas saj, po aq e rëndësishme është edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tash ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Bruksel.

Për Maqedoninë, ajo sugjeroi përpjekje dhe angazhim më të madh në drejtim të zgjidhjes së problemit me Greqinë, me qëllim që të shmanget përshkallëzimi i situatës së brendshme politike të vendit.

“Duhen përpjekje më të mëdha jo vetëm në kontaktet me Maqedoninë por edhe shtetet e tjera. Duhet të përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje dhe punët të ecin përpara, pasi edhe situata e brendshme në këtë vend mund të shkojë në një drejtim të padëshiruar nëse çështja e emrit nuk zgjidhjet dhe punët nuk ndryshojnë”, tha  Mogerini.
 
Diplomatja evropiane tha se vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së është jo vetëm në interesin e vete vendeve qe janë ne procesin e anëtarësimit por edhe në intereson tonë si evropianë për arsye stabiliteti, sigurie dhe prosperitet ekonomik.

Ajo morri pyetje nga 27 deputetë, ndërsa një vend të rëndësishëm zuri dhe situata në Ukrainë dhe projekti TAP.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)