Shefja për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini do të mbërrijë mbasditen e së premtes në Tiranë në kuadër të një turi në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në axhendën e saj parashikohen takimet me Presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta si dhe përfaqësues të grupeve parlamentare të partive politike.
Zyrtarja e lartë e BE-së, në këtë vizitë në Tiranë ka shmangur nga axhenda takimin me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Burime pranë PD-së thanë se stafi i Mogherinit nuk ka kërkuar takim me kreun e opozitës. Të vetmit përfaqësues të PD-së të cilët do të takohen me Mogherinin, do jenë dy nënkryetarët demokratë, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, të cilët do të jenë pjesë e tryezës së grupeve parlamentare ku e pranishme do të jetë edhe shefja e BE për Politikën e Jashtme.
Në fund të ditës ajo do të mbajë dhe një fjalim për studentët e Universitetit të Tiranës. Mogherini fluturon në Tiranë nga Beogradi ku do të zhvillojë gjithashtu vizitë zyrtare dhe pas do të niset drejt Kosovës.
Gjatë kësaj të enjte, Mogherini ka vizituar Shkupin ku në takimet me krerët e lartë të politikës kërkoi kapërcimin e krizës dhe formimin e qeverisë së re maqedonase.
Mogherini rikthehet në Shqipëri ekzaktësisht pas një viti. Në 3-4 mars të një viti më parë ajo ishte në Tiranë ku i bëri thirrje opozitës dhe maxhorancës të gjejnë konsensusin për Reformën në Drejtësi.
Zbardhet axhenda e Mogherinit në Tiranë
16:50 Takim me Presidentin Bujar Nishani
17:30 Takime me studentët e Erasmus+
17:45 Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati
18:00 Fjalim në Universitetin e Tiranës së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati
18:45 Takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta
19:10 Takim me partitë politike parlamentare
19:45 Takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha
20:00 Takim me Kryeministrin Edi Rama
20:15 Përmbledhje për shtyp me Kryeministrin Edi Rama
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com