Shefja e ardhshme evropiane e diplomacise, Federica Mogherini, konfirmoi sot se vendet evropian kufitare me Rusinë duhet të garantohen se angazhimi i NATO-s për t'i mbrojtur nuk ishte thjesht nje firmë në letër.

"Mendoj se jemi mëse dakort mbi faktin se nuk ka një zgjidhje ushtarake të krizës në Ukrainë", deklaroi Mogherini gjatë një fjalimi para komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

"Vendet e Lindjes anëtare të Aleancës, të gjitha këto vende në gji të Aleancës që ndajnë një kufij me Rusinë duhet të jenë të sigurt se neni pesë nuk është thjesht një tekst, ku përshkruhen masat që mund të merren për të garantuar sigurinë e tyre", shtoi ajo.
Neni pesë i traktatit themelues të NATO-s vendos parimet e mbrojtjes së përbashkët ku parashikon se të gjithë anëtarët e Aleancës angazhohen të marrin përsipër mbrojtjen e njërit prej vendeve anëtare nëse sulmohet.

Përball veprimeve të Rusisë në Ukrainë, NATO-ja do të miratojë gjatë një mbledhje që do të zhvillohet këtë javë në Britani një plan të reagimit të shpejt në Evropën Lindore./ATSH/