Mogol në A1 Report: Historia
ime me këngët e Lucio Battisti

Mogol në A1 Report: Historia<br />ime me këngët e Lucio Battisti
TIRANE- Gjenerata ime e ka njohur si autorin e teksteve të këngëve të Lucio Battisti-t. Shumë nga kritika mendojnë se nuk do të ekzistonte Batisti pa atë. Shumë pak e kanë njohur si autorin e poezizë së këngës së “Una lacrima sul viso”, kënduar nga Bobby Solo në festivalin e Sanremos të vitit 1964.
 
Sidoqoftë, ai është një histori e kthyer në legjendë. Mogol, autor i teksteve të këngëve, shkrimtar dhe producent diskografik italian, ai thuajse gjithmonë kujtohet për krjimtarinë artistike të gjatë dhe të suksesshme me Lucio Battisti-n. Vetëm prej tij, muzika e lehtë italiane, duke nisur prej viteve ’60, ka pasur një frymëmarrje të thellë e të gjatë.

Gjithmonë maniak në kurimin e frazave, teksteve, poezisë së pastër, margaritar me vlerë të paçmuar në muzikën italiane, Mogol është autor i më shumë se 1500 teksteve këngësh.

“Profesioni im është të shkruaj jetën, -thotë Mogol, -emocionet e jetës, ndjenjat që provon çdokush prej nesh”. Ai ka kontribuar me poezinë e tij për të transformuar kulturën popullore italiane në 50 vitet e fundit, duke lënë një shenjë të theksuar në jetën e secilit.

Në mesin e viteve ’60 Mogol ishte i impresionuar nga kompozimet e Battisti-t, që në atë kohë ishte një kitarist fare i panjohur. Ai këmbëguli që Battisti t’i këndonte vetë këngët e tij, pavarësisht se Battisti ishte skeptik për vokalin e vet.
 
Batisti ishte i vetëdijshëm se kompozimet e tij kishin kufizime dhe i kërkoi Mogol-it bashkëpunim. Në vitet ‘60-’70 Batisti e Mogol jetonin kulminacionin e popullarietit, Këngët e Mogolo-Batistit qëndronin për shumë kohë në krye të Hitparade.

Lidhja e natyrshme artistike e Mogol me Batistin solli frutet: këngët “Acqua azzurra, acqua chiara”; “Mi ritorni in mente”;  “Emozioni” apo “Pensieri e Parole” edhe që më vonë u pasuan nga “La kanzone del sole”; I Giardini di Marzo”; “E penso a te”;  “Vento nel vento”; “Il tempo di morire”; “Non è Francesca”; “Anna” e shumë të tjera.

Pas shkëputjes nga Battisti, Mogol nisi t’i ndajë poezitë e tij me Riccardo Cocciante-n; Jani Beale apo Adriano Celentano-n, me këngën “Io non so parlar d'amore”,, këngë kjo e publikuar në vitin 1999 apo me këngën “L’arcobaleno” dedikuar Battisti-t. 

Bashkëpunimet e tij nuk kanë fund. Mjafton të kujtojmë se pa Mogol, sukseset e Morandit, Bobby Solo, Patty pravo, Renato Zero, Dik Dik, Ninna, Ornella Vanoni, Celentano, Umberto Toci, Rino Gaetano, e shumë e shumë të tjerë nuk do të ishin të mundura.
 
Mogol kujtohet shpesh për partneritetin e tij të gjatë me dhe të sukseshëm me Lucio Battisti-n, por kontributi i tij në kulturën italiane përmes muzikës POP ka qenë shumë herë më i gjerë. Ai ka qenë frymëmarrja e jetës për muzikën e lehtë italiane.
 

Ju falënderoj që e nderuat këtë studio (A1 Report), pasi e ndoqët këtë profil tuajin, ishit dakord me çdo gjë? Ne ju kemi njohur si një legjendë të kohës, të paktën si një nga legjendat më të rëndësishme...
Ju falënderoj. Është një komplimet që më pëlqlen shumë.
 
Ne kemi ndjekur botën e lirisë italiane. E kemi ndjekur si një dritare të demokracisë. I kemi dëgjuar këngët tuaja në mënyrë të paligjshme. Nuk e di nëse ju e keni dëgjuar këtë gjë?
Është pabesueshme, nuk e dija..!
 
Si ka qenë fillimi i punës me Lucio Battistin, mund të na e tregoni me pak fjalë?

Lucio-n ma prezantoi një mikesha ime franceze. Lucio Battisti ishte autor i parë i saj. Unë e dëgjova dhe thashë se nuk kishte shkruar gjëra të jashtëzakonshme. Më erdhi keq që e thashë këtë, por kjo ishte e vërteta. Ai buzëqeshi dhe më tha: “Jam dakord me ty”. Më pas edhe pse e fyeva pak, edhe për ta zbutur pak, i thashë: “Eja ta provosh të shruajmë diçka bashkë, ndoshta mund të shkruajmë diçka më të mirë”. Që atëherë patëm shumë suksese.
 
Një kritik ka thënë se Lucio Battisti nuk është ai që është sot pa tekstet e tua, pa fjalët  e tua. Unë e kam quajtur këtë emision sot “Tekstet që veshin muzikën”. Je dakord. Është e vërtetë?
Ai shkruante muzikën. Unë shkruaja tekstet. Qartësisht kur teksti dhe muzika duhet të thonë të njëjtën gjë, ky është një bashkëveprim që i jep shumë vlerë si tekstit edhe muzikës. Natyrisht duhet thënë se Lucio ishte i madh, shumë i madh edhe pa mua. Natyrisht kur ai shkruante muzikë pa pasur nevojë të ndiqte tekstin, ishte më i mirë. Ishte ëndërr për mua që shkruaja për të. Siç e përshkruani ju, karrierra fillon me Lucio-n pastaj kam shkruar për këngëtarë të tjerë, por në gjysmën e karrierës sime është Lucio Battisti.
 
Ndoshta Shqipëria për ju nuk ka qenë aq afër, sa është  gjeografikisht. Në cilën epokë keni dëgjuar për Shqipërinë?
Unë kam ardhur këtu 15 vjet më parë dhe zbulova një vend shumë interesant, mbi të gjitha për mikëritjen e njerëzve. E kishit vënë re që në këtë territor të panjohur kishin dëgjuar kaq shumë për muzikën tënde?
 
-Më parë nuk e dija që kjo ndodhte, pastaj kuptova se kjo nodhte në Shqipëri dhe në Rusi. Kur shkova në Rusi në kohën kur Brezhnjevi ishte akoma, shkova se ata paraqisnin një gazetë të letërsisë, shumë të rëndësishme nga ana kulturore në botë dhe atje dhe zbulova se në universitete ata studionin tekstet e mia. Ishte një fakultet i gjuhëve italiane. Kjo është shumë e rëndësisshme.
 
Unë dua të dëgjojmë një këngë dhe pastaj të dimë historinë e saj....
 
Shumë shpesh këngët janë kujtimet e mia.
 
(Dëgjohet kënga e parë)
 
E kemi dëgjuar këngën tuaj me mijëra herë në kohën kur nuk na lejonin dhe ne e dëgjonin. Cila është historia e kësaj kënge?
 Kjo këngë ka lindur si muzikë rok. Nuk është historia ime është historia e një djali nga një qytet i vogël, që nuk kishte ndonjë kulturë të madhe, por që u dashurua me një grua kaq shumë, sa ishte gati të hiqte dorë nga motoçikleta vetëm që të ishte me të, sikur dhe vetëm një natë të ishte me të. Është histori njerëzore. E quanin se isha unë personazhi i kësaj kënge dhe nisën të më quanin maskilist, Por unë u thashë se nuk isha unë.

Por kënga tregonte historinë e një të riu, të një djali, jo me shumë kulturë, por me zemër të ndjeshme që dashuron. Ishte një histori e dëshpëruar, ishte një dashuri e paarritshme, “unë jam i dëshpëruar, sepse të dua”. Kjo është një këngë rock. Ka pasur shumë sukses në Itali. Tani më kënaqësi kuptoj se ka qenë kështu dhe në Shqipëri. Ka qenë rock i vërtetë. Mund të ishte rock i shkruar në Angli ose në Austri. Por ky ishte një rock i vërtetë italian. Nuk kemi kopjuar asgjë në këtë rast. Lucio shkruante muzikë më mënyrë të jashtëzakonshme.
 
(Këndohet kënga e dytë e Lucio-s)
 
Kjo është historia e jetës sime. Në këtë këngë flas për jetën time për rininë time, kur them në datën 21 ëndrrat tona kishin marrë fund. Aty kalonte një karrocë me akullore. Ne nuk kërkonin më lekë për akullore. Unë e dija se pas datës 21, nuk mund të shkoja të kërkoja më para, se nuk kishte më para.
 
Fansat tuaj e dinin se kjo ishte kënga juaj?
Po ashtu ashtu si “Pensieri e parole”, ato janë këngët e mia. Është e vërtetë që ka diçka më të bukur, se diçka fiction, por jeta ka një aromë që nuk mund të përsëritet.
 
Dikush thotë se jeta nuk mund të jetë gjithmonë poezi, është edhe prozë. Me sa shoh jeta jote ka qenë gjithmonë poezi!
Duke e lexuar edhe njëherë, mund të dalloj gjithashtu edhe me sugjestionin e muzikës që e sjell edhe njëherë kujtimin. Kjo të bënë ta rijetosh edhe historinë. Pra është një histori e mbushur me të vërteta, njerëzit e ndjejnë e perceptojnë.
 
Po të kërkojnë t’i shkruaje edhe njëherë tekstet e këtyre këngëve, do të ndryshoje diccka?
Këtë nuk mund ta ndryshoja kurre. Këtë e ka thanë Jacomo Parolo: muzika edhe fjalët kur bashkohen nuk mund të ndahen, janë një gjë e vetme.
 
Un do të thosha, tani që jetën e sheh në një pikëpamje tjetër, ndoshta mund të ndryshosh diçka?
Nuk besoj nuk mund të shkruaj sot diccka më të bukur se kjo. Tani kjo është, nuk është më një vlerë, janë dy vlera që janë bashkuar.
 
(Jepet kënga e tretë “Mi ritorni in mente”). Edhe kjo besoj se të gjithë ju që e keni ndjekur, keni nostalgji kur e dëgjoni sot. Do pyes autorin e famshëm të këtyre këngëve, se cila është historia e kësaj kënge. (Jepet edhe një këngë tjetër “Non e Francesca”)
 
Kjo nuk i përket jetës sime. Këtë  e kam imagjinuar. Për fat të mirë nuk kam ndier një dhimbje kaq të amdhe. Kjo është hsitoria e një burri që po kërcen me një grua që është gruaja e tij dhe ajo e pyet se kush është ai personi tjetër. Dhe ky e kupton buzëqeshjen e saj dhe e kupton se historia e tyre ka marrë fund dhe ai thotë se unë kam vdekur në një ccast...
 
Është e vështirë të shkruash dramat, se me sa di unë është me lehtë të shkruash për dashurinë, për pjesën e bukur të jetës...
Kjo muzikë ashpërsohet, në një moment egërsohet. Është në fillim romantike dhe unë isha i detyruar të shkruaj edhe pjesën dramatike dhe të ashprën. Nuk e kam ndjerë kurrë dhe besoj se është një dhimbje e paimagjinueshme, kur sheh njeriun që do se do dikë tjetër.
 
Ju jeni dhe aktivist i solidaritetit. Kur shkruani këtë këngë përqëdroheni në historinë e një personi apo në diccka politike, sociale, apo në historinë e Italisë?
Kur shkruaj një histori si kjo, vëmendja është vetëm tek hitoria e dashurisë. Pastaj kam shkruar edhe këngë me rëndësi sociale si “Anche per te”, në raste të tjera është dëshira për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Por limiti është familja. E kam ndarë gjithmonë pjesën sociale me historinë e dashurisë.
 
Është e vështirë t’i ndash këto gjëra?

Nuk është e vështirë t’i ndash, se kur hyn në atë temë nuk është vështirë. Mund të them është mënyra më e lehtë sepse ti hyn në atë temë dhe e shpreh në mënyrën më të thellë të mundur. Në rastin e temës tjetër është ajo që mund të bëja më shumë për të tjerët, por limiti është familja. Kjo tregon se familja ndonjëherë është në krizë. Priftëinjtë prandaj nuk martohen, sepse kalojnë më shumë kohë në shërbim të tjerëve.
 
Do të doja të dija, cilat janë këngët e tjera, këngëtarët e tjerë që ju keni më për zemër?
Sigurisht dua të përmendet kjo që kam mumbur kohët efundit  që është Mango. Për Mangon kam shkruar “Mediterraneo” e shumë të tjera. Ai është këngëtar i jashtëzakonshëm. Pastaj dua të kujtoj Xhani Belon. Tani kam shkruar një opera që për herë të parë do të këndohet në Moskë ne Teatrin e Kremlinit me 6000 vende një opera, më pas në Shën Petërburg e pastaj në Austri.
 
Nëse flasim për shifra. Sa tekste keni shkruar?
Numrin e saktë unë nuk e di. Sukseset janë 165.
 
Suksesin italian në botë, si e ke njohur. Ti përmend Rusinë, ne flasism për suksesin në Tiranë, cilët janë vendet vendet e tjera që njihet karriera juaj artistike?
Mund të them se artistët francezë i njihnin këngët tona, në Amerikën e Jugurt nuk kam jetuar dhe mësova se këngët tona ishin shumë të famshme. Njëherë kam qenë në Meksikë dhe po kërkoja një taksi për të shkuar në hotel. Babai i taksixhiut i tha që ky është autori i këngëve të Battisi-t, dhe ai e gjeti menjëherë Hotelin se isha klasifikuar në hotelin e klasit të parë. Është e bukur të kesh një klasifikim pa kufi të kulturës, sepse kultura italiane ka një përmasë botërore.

Jam vërtetë shumë krenar. Madje tani kam edhe një propozim nga një shoqatë e Milanaos të më cojë në listën e çmimit Nobel për Letërsi. Unë nuk them se mund ta fitoj, vetëm propozimi është një nder i madh që më bëhet. Unë kam themeluar shoqatën e këngëtarëve italianë dhe kemi mbledhur pohuajse 500 mijë euro për fëmijët. Kam hapur një shkollë me autorë të nivelit ndërkombëtar me autorë, kompozitorë, interpretues, 2500 nxënës në këtë shkollë, pa fituar asnjë gjë. Është një mision për ta mbajtur lart kulturën popullore.
 
Cila është arsyeja që ju solli në Tiranë?
Kam ardhur të takojë një mikeshën time të dashur. Pra arsyeja është personale, për arsye pesonale kam ardhur. Në fakt janë dy miqtë e mi të dashur, burrë e grua. Mikja ime quhet Mimi, është Ministre e Mbrotjes. Unë e njoh prej 30 vitesh. Është një person që unë e adhuroj. Unë do të vijë gjithmonë me kënaqësi në këtë vend. Sepse është një vend që më pret krahëhapur.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni