Moikom Zeqo: Marrëveshja mes partive politike nuk zgjidh asgjë, sepse kemi një establishment të vjetër!

Shkrimtari edhe studiuesi Moikom Zeqo, ish- deputet i Parlamentit Shqiptar gjatë viteve ’90, analizon marrëveshjen e nënshkruar për Reformën Zgjedhore mes palëve politike.

“Për mua është një katastrofë, pavarësisht anës propagandistike që bëjnë ndërkombëtarët, kjo është një marrëveshje, që ruan përmasat e ndryshimit të kobshëm, që ndodhi në vitin 2008, pasojat tragjike po i ndiejmë edhe sot”, shprehet Moikom Zeqo.  

Ndonëse, në këtë marrëveshje partitë politike ranë dakord për identifikimin biometrik, ndryshimin e KQZ-në apo rrëzuan propozimin për qeveri kujdestare, Zeqo mendon se klasat tona politike nuk kërkojnë zhvillim.  

“Ne nuk kemi një klasë politike që kërkon zhvillim, ne kemi një establishment të vjetër, s’kemi përmasa që të dalin parti të reja, politikanë të rinj. Establishment i vjetër është shumë i fuqishëm. Kundër tyre doli Albin Kurti, që e rrëzuan. Ndërsa, ne në hapësirat shqiptare nuk kemi një politikan që kërkon ndryshime progresive. Unë e shikoj me skepticizëm këtë ngjarje, natyrisht që do të ketë një lloj normaliteti. Për shembull PD do marrë një pjesë të pushtetit vendor. Por kjo marrëveshje nuk zgjidh asgjë. Absolutisht asgjë”, thotë Zeqo.

Sa i përket ndërhyrjes së ndërkombëtareve, profesori mendon se ne SHBA-n e kemi një aleat të madh, por nuk ka arsye që të ndikojë në politikën tonë të brendshme

“S’jam në gjendje që ta kuptojë, se si një klasë politike të jetë kaq e përcaktuar nga ndërkombëtarët. S’mundem dot! Habitem, kur dëgjoj që shyqyr që është Ambasada Amerikane, nëse s’do ishte ajo, ne s’do ishim, ndërkohë që ne jemi komb i vjetër. Ne kemi qenë edhe kur s’kemi pasur marrëdhënie më SHBA-n. Amerika është një aleat i madh, por nuk përcakton pjesën e brendshme të kontinuitetit shqiptar. Ky servilizëm ndaj të huajve, s’është dinjitet”.

Nëse kjo marrëveshje do të do prodhojë ose jo, një mundësi më shumë për anëtarësimin tonë në BE, Zeqo thotë se:

“Edhe BE është një komunitet kontradiktor në shumë gjëra. Por thelbi është që vota e lirë, edhe përgjithësisht mendimi i pavarur në Shqipëri nuk ekziston. Ne kemi vetëm establishmentin e vjetër që do të vazhdojë për një kohë të gjatë. S’janë problemi vetëm deputetët, por edhe kryetarët e partive që janë mbi 20 vjet. Një nga mrekullitë e Kushtetues Amerikane është kufizimi i mandateve, ndërsa këtu Rama, Berisha, të gjithë kanë mbi 20 vjet”, përfundon profesori.

Marrëveshja mes partive politike u arrit mbrëmjen e  datës 5 qershor 2020.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve