Mbi 3 vite hetime, SPAK kërkon 63 vite burg për grupin e Habilajve dhe konfiskim të 22 pasurive me vlerë rreth 82.4 mln lekë! Kreu ende në arrati

TIRANË- Pas 3 vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj, të cilët akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal. Konkretisht, gazetari Arsen Rusta mëson se SPAK ka kërkuar për Moisi Habilajn 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg. SPAK kërkon gjithashtu edhe konfiskim të 22 pasurive me vlerë rreth 82.4 mln lekë, që bëhet fjalë kryesisht për apartamente, ndërtesa, garazh dhe makina.

Mbi grupin Habilaj  rëndojnë akuzat për veprat penale 'trafikim i narkotikëve' në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal', 'Grup i strukturuar kriminal', Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale'. 

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 1 tetor 2019 dhe pas 14 muajsh ende nuk ka asnjë vendim apo seancë ku të jetë pranuar kërkesa e disa prej të pandehurve për gjykim të shkurtuar. Moisi Habilaj u dënua në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi një javë më parë ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masën sigurie.

Prej ditësh janë kryer kontrolle edhe në Shqipëri për gjetjen e tij por pa rezultat. Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri. Aktualisht në Itali ndodhet Nezar Seitaj me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe për hetuesit në Katania ai konsiderohet si financieri i grupit kriminal.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:50
Pas kërkesës për 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj, SPAK kërkon konfiskim të 22 pasurive me vlerë rreth 82.4 mln lekë

 

Pas kërkesës për 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj, SPAK kërkon konfiskim të 22 pasurive. SPAK kërkon konfiskimin e  pasurive me vlerë rreth 82.4 mln lekë, që bëhet fjalë kryesisht për apartamente, ndërtesa, garazh dhe makina.


 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët

Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët