Shtyhet seanca për dosjen 'Habilaj', nuk formohet trupa gjykuese

Shtyhet seanca për dosjen 'Habilaj', nuk formohet trupa gjykuese

Krimet e Rënda kanë shtyrë seancën për grupin kriminal 'Habilaj'. Seanca ishte parashikuar që të mbahej ditën e sotme por është shtyrë për shkak se nuk është formuar trupa gjykuese e kësaj seance.

Grupi Habilaj  është prej disa vitesh nën hetim dhe mbi personat e përfshirë rëndojnë akuzat për veprat penale 'trafikim i narkotikëve' në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal', 'Grup i strukturuar kriminal', Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale'.

Për këtë dosje Krimet e Rënda kanë marrë të pandehur Moisi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelën, Tigrens Mezurajn, Maridjan Sulajn dhe Armando Sulajn. Në këtë dosje u përfshi edhe emri i ish minitrit të brendshëm Saimir Tahiri. Por për Tahirin, pas dy vite hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, një vendim prej të cilit, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Shtyrja e seancës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja