Moisiu: Presidenti me 71 vota
nënpunës i mazhorancës

TIRANË – Ish presidenti i republikës, Alfred Moisiu paralajmëron politikën se një president i zgjedhur me minimumin e votave në Kuvend, pra 71, rrezikon të jetë në çdo moment nën urdhrat e mazhorancës. Moisiu mori pjesë në një tryezë organizuar nga Forumi Civil, ku u shpreh kundër zgjedhjes së Presidentit me shumicë të thjeshtë votash. Në tryezë ka marrë pjesë edhe ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth.
Moisiu, tha se konsultimet mes partive parlamentare për zgjedhjen e presidentit të fillojnë në 20 maj. Gjatë tryezës, Moisiu tha se presidenti nuk duhet të jetë miliant partiak, por një njeri që duhet të qetësojë gjakrat e ndezur të politikës.

DEKLARATË E FORUMIT CIVIL 2010
Në muajin Korrik 2012 do të zgjidhet Presidenti i Republikës. Ky është moment i një rëndësie të veçantë që kërkon vlerësim, maturi dhe mirëkuptim nga të gjithë, por sidomos nga dy forcat politike më të mëdha: Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, të cilave do tu duhet të mbajnë edhe përgjegjësi politike të veçantë.
Për të gjithë është e qartë, se për zgjedhjen e Presidentit do të zbatohet procedura e parashikuar në nenin 87 të Kushtetutës.
Megjithëkëtë, Forumi Civil 2010 shpreh shqetësimin e tij, se disa përfaqësues të mazhorancës qeverisëse kanë deklaruar publikisht që Presidenti do të jetë një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike.
Ne mendojmë se, deklarata të tilla bien ndesh me tërë frymën e Kushtetutës dhe në veçanti me nenin 86 të saj, që thotë se Kryetari i Shtetit përfaqëson unitetin e popullit.
Të përfaqësosh unitetin e popullit, veç të tjerash, do të thotë të mos vihesh në mbrojtje të interesave të ngushta partiako – konjukturore, të shfaqësh paanësi, të kesh integritet në qëndrimet dhe vendimmarrjen, duke zbatuar me rigorozitet Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, të gëzosh besimin e opinionit të gjerë publik, në interes të vendit dhe në respektimin e të drejtave dhe lirive të shtetasve.
Jo më vonë se sa 60 ditë përpara përfundimit të mandatit presidencial paraardhës do të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit. Kjo duhet të jetë periudha e konsultimeve paraprake midis partive parlamentare.
Forumi Civil 2010 shpreson që në këtë fazë të rëndësishme, nëpërmjet dialogut konstruktiv dhe transparent mund të arrihet marrëveshja për zgjedhjen me mirëkuptim të Presidentit të Republikës.
Përndryshe, Prersidenti i zgjedhur me votat e njëanshme të mazhorancës qeverisëse do të vinte seriozisht në pikpyetje rolin e tij për krijimin e besimit të të gjitha forcave politike.
Janë këto arsyet që me përgjegjësinë e thellë qytetare u bëjmë thirrje mazhorancës dhe opozitës që të demostrojnë vullnet politik, që me durim dhe me përpjekje të përbashkëta t’i japin vendit dhe popullit Presidentin që duhet në këto situata, ashtu siç janë shprehur edhe përfaqësuesit e vendeve mike dhe të institucioneve ndërkombëtare.
E konsiderojmë të nevojshme të theksojmë, se Presidenti i zgjedhur me mirëkuptim do të kontribuonte në zbutjen e atmosferës politike, në vazhdimin me sukses dhe në thellimin e reformave, në konsolidimin e demokracisë dhe integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen