'Moj Europë...pse na sheh me bisht të syrit?' Grupi lab mesazh nga Parlamenti Britanik për hapjen e negociatave (VIDEO)

Kur vetëm një ditë na ndan nga vendimi  i BE për hapjen epo jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, një mesazh i pa zakontë për Europën ka ardhur nga Parlamenti Britanik.

Kanë qenë grupi i famshëm i këngës labe 'Bënça' të cilët nga ambientet e Parlamentit Britanik bëjnë thirrje BE që të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.

Ndër të tjera me vargjet e këngës ata i kujtojnë Europës se Shqipëria i është gjendur kur ka patur nevojë, duke e lidhur me faktin se Shqipëria ishte një portë mbrojtëse për Europën në periudhën e Perandorisë Osmane, ndërsa tashmë Europa nuk po na gjendet.

Më pas ata shtojnë se Europa nuk duhet t'i shikojë shqiptarët me bisht të syrit por të hapë derën dhe të bashkohet me ta.

 Ky grup, nuk mund të kuptohet pa Golik Ali Jaupin që udhëheq këngën labe dhe thurë vargje sa lutëse por edhe paralajmëruese për BE.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 17/10/2019 16:37

    Muzika eshte e njejte vetem tekstin ndëruan. 50 vjet leprit i kenduan Enverit e shokut Mao, 50 vjet!

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/10/2019 16:29

    Budallallek kur i tregon ndjenjat e tua dikujt. Edhe keta, shum keq qe i nxjerrin ndjenjat. Dobësi e madhe nje gje e tillë . Pastaj nuk ka nevojë të kendosh me duar me gjeste e shenja por me zë. Shumë keq !

    Përgjigju
  • Vlora: 17/10/2019 16:04

    Jetë e shëndet grupit Labëria. Atdhetar në shpirt e në zemër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja