MOLDAVI – Arrestohen shtatë persona që trafikonin 200 gramë uranium


KISHINIEV, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ - Policia moldave, e ndihmuar nga Interpoli dhe FBI-ja, arriti të infiltrohet në një rrjet kriminal në Moldavi dhe të ndalojë shtatë persona që përpiqeshin të shisnin më shumë se 200 gramë uranium 238, një lëndë radioaktive shumë e rrezikshme, e sjellë me tren nga Rusia.
Hetimi që kishte filluar në janar, përfundoi me disa arrestime në Kishiniev dhe dy qytete të tjera të Moldavisë, një ish-republikë sovjetike dhe vendi më i varfër në Evropë.
Policia ka kapur gjithashtu një kilogram mërkur dhe një kilogram material radioaktiv të pa identifikuar, u njoftua sot në një komunikatë të organizatës ndërkombëtare, Interpol.
Për të ndaluar trafikantët, një agjent i policisë moldave u infiltrua në grupin kriminal, të përbër nga 11 persona, dhe si fillim bleu pesë gramë uranium me vlerën 12 mijë euro për të verifikuar seriozitetin e shitësve.
Gjithsej u arrestuan shtatë persona, të moshës 32 deri në 75 vjeç, gjatë këtij operacioni ku morri pjesë Interpoli dhe FBI-ja.
Vlerësuar në rreth 1,6 milionë euro, 200 gramët e uraniumit mund të përdoreshin për prodhimin e bombave artizanale të lira dhe të shkaktojnë shkatërrime masive kur të kenë rënë në duart e grupeve terroriste, vlerësoi Interpoli.
Që prej rënies së regjimit sovjetik, ekspertët paralajmëruan për rreziqet e trefikut të materialeve radioaktive duke mundësuar prodhimin e bombave artizanale të lira./
/G.S/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët