Shqipëri - Moldavi, firmoset marrëveshje për bashkëpunimin policor në luftën kundër krimit të organizuar
Taulant Balla dhe Adrian Efros
Shqipëria dhe Moldavia vendosin të thellojnë bashkëpunimin policor në luftën kundër krimit të organizuar.
Mes dy vende, ditën e sotme, është nënshkruar një marrëveshje në Moldavi, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Moldavisë, Adrian Efros.
Kjo marrëveshje synon rritjen e bashkëpunimit në operacione të përbashkëta policore mes dy vendeve, si dhe adresimin e çështjeve me rëndësi si krimi ndërkufitar, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve tanë.
Ndër të tjera, në takimin mes dy ministrave u mbi aspiratën e vendeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe gadishmërinë për të intensifikuar shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të reformave të ndërmarra përgjatë procesit të integrimit europian.
“Gjatë takimit diskutuam edhe mbi aspiratën e kahershme të dy popujve tanë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe gadishmërinë për të intensifikuar shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të mekanzmave të rëndësishëm Europol apo Interpol”,- ëshë shprehur Balla.
Ministri Balla po zhvillon një sërë takimesh jashtë Shqipërisë me qëllim unifikimin e organeve të rendit në vend me strukturat e tyre homologe në Europë dhe jo vetëm, ku më i fundit ishte vizita e tij në Lion të Francës. Balla u takua atje me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL, Jürgen Stock.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2262
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
22 Janar, 11:09
-
Vrasjet e 21 Janarit/ Taulant Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë, Ne presim drejtësi
21 Janar, 12:07
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
Dosja Toyota Yaris/ Berisha del nga SPAK e publikon të tjera përgjime: Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon
20 Janar, 12:03
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
Motra e Egli Progës reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Përdhos kujtimin e vëllait tim dhe fsheh të vërtetën
18 Janar, 22:48
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05