Mollët stok në Devoll, banorët: Çmimin e kemi ulur por nuk kemi treg për shitje

Çmimet e fruta perimeve në kryeqytet sa vijnë e rritën, ndërkohë që prodhimi i fermerëve të fshatrave të Devollit prej disa muajsh ka mbetur stok në magazina. Mungesa e tregut si edhe superprodhimi i mollëve po i çon ata drejt falimentimit.

Tonelata mollesh të prodhuara në rrethin e Devollit ashtu si edhe në Korçë kanë ngelur pa u shitur. Të shqetësuar për faktin se prodhimi nuk po shitet, fermerët e fshatit Mançurisht tregojnë se mollët i shesin nën kosto. Aktualisht 1 kg mollë shitet për vetëm 15 lekë, ndërsa ky çmim dhjetëfishohet kur arrinë në kryeqytet.

Ndërsa i pyesim për interesimin e qeveritarëve, ata shprehen se asnjë nuk interesohet përvec kohës së fushatës kur kërkohen votat. Ndërsa theksojnë se Report Tv është media e vetme që ka vizituar fshatin Mançurisht për të parë nga afër këtë problematikë.

Mungesa e tregut ka ekzistuar prej disa vitesh në fshatrat e rrethit të Devollit dhe ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Të lënë në mëshirë të fatit, ata apelojnë për ndihmë dukë kërkuar që qeveritarët të shohin nga afër gjendjen e tyre. Çmimi që ata ofrojnë prej 15 lekë nuk i mbulon as koston e shërbimeve që u duhet t’u kryhet pemëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mec: 12/09/2019 13:13

    Sa kollaj japim mend ne shqiptaret! E beri planin e biznesit deutschland sepse se ka pare qe ka frigorifere ka dhe per prodhim lengu e uthulle , por guxoni ti pyesni a i shiten mollet edhe ata! Sa per cmimin me ulet se 100-150 leke te vjetra ska ku shkon, por kur nuk i dini shpenzimet dhe hakun e punes qe i duhen fshatari mos flisni kot. kur ne qytet shitet 1000-1500 leke kg- cmimi rritet rruges nuk ka nje dysheme e tavan nuk kontrollohet tregu, dhe keshtu konsumatori ble buken sdo blere nje kokerr molle sa ble buken.

    Përgjigju
  • Era: 02/02/2019 00:25

    Ti shkruajnë portalit qeveritar. Mbase marrin përgjigje pozitive.

    Përgjigju
  • Deutschland: 01/02/2019 23:31

    Nuk i kuptoj dot këta fshatarët, pse gjejn kohën të bëhen bashkë për mitingjet e partive, dhe nuk gjejn kohën që nëpërmjet Aksioneve të cdo kujt të blejn një minifabrikë për prodhim, lëngu molle, uthull molle, verë molle,alkol ushqimor, e plot të tjera që dalin si produkt nga mollët, dhe në bazë të aksioneve që kan investuar të marin dhe % në lekë? Nga kush presin që tjua bëjë këtë investim? , Tundini dhëmbët Ramës kur thot bëni plan biznesi për investim në agrikultur dhe bujqësi sepse ai thot ne do ju investojm, dhe nqs ai nuk ju investon atëher nguluni ju te dera e Kryeministrisë dhe mos u ndani derisa të merni atë që kërkoni.

    Përgjigju
    • Riflo: 25/04/2019 20:18

      Jo vetem ate, por tani e shoh Mollen e kuqe 60-70 lek un ( qe po prishet) gjithe dimrin 100+. Tani qe I ngel Stok kujTohen keta, nuk e ulin deri ne fillim. Ti zotri kur me mbiprodhim ule cmimin deri ne fillim Jo tani qe po prishet.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!