Momente gëzimi për fëmijët në nevojë, surprizohen të vegjlit

Momente gëzimi për fëmijët në nevojë, surprizohen të vegjlit

Fëmijët në nevojë dhe ata të punonjësve që merren me mirëmbajtjen e Parkut të Madh të Liqenit dhe këndeve të lodrave në kryeqytet kaluan sot disa momente të gëzuara dhe me plotë surpriza. Me rastin e festave të fundvitit, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e Bashkisë Tiranë organizoi sot një aktivitet argëtues me fëmijët në nevojë dhe të punonjësve të saj.

Nën moton “Buzëqesh me Fëmijët”, të vegjlit shijuan për disa orë pranë Parkut Olimpik programin festiv me këngë, humor, kërcime, lojëra, e surprizat e ndryshme. Gjatë aktivitetit të organizuar në ambientet e Parkut Olimpik, fëmijët ishin dhe vetë protagonistë, çka solli një atmosferë më të gëzuar e të hareshme ndër ta.

Në fund vogëlushët iu gëzuan dhe fotove me babagjyshin, si dhe dhuratave të përgatitura me shumë dashuri nga stafi organizator.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

A ka kryer ndërhyrje estetike? Hygerta Sako tregon ‘sekretin’ e rinisë së saj: Do të dukesha shumë më e re nëse s’do të pija cigare

A ka kryer ndërhyrje estetike? Hygerta Sako tregon ‘sekretin’ e rinisë së saj: Do të dukesha shumë më e re nëse s’do të pija cigare