Disa kopshte zoologjike kanë treguar se jo vetëm njerëzit marrin dhurata, por marin edhe kafshë të ndryshme.
Ata kanë vendosur t’u bëjnë dhurata për Krishtlindje kafshëve që mbajnë nëpër kafaze.
Dhuratat zakonisht përbëhen nga ushqimet që kafshët i preferojnë më shumë, të paketuara në forma të ndryshme.
Pjesa e shpaketimit është një argëtim më vete për shikuesit, të cilët nuk kanë dashur t’i humbin këto skena festive në kopshte zoologjike që nga Franca, Gjermania, Kolumbia, e deri në Zelandën e Re.
Komento