Lufta në Ukrainë/ Momentet e shpërthimit në Kharkiv parë nga brenda, në qendër tregtare kishte njerëz! 16 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur (VIDEO)
Rritet i bilanci i shpërthimit të ndodhur dje në qendrën tregtare të Kharkiv. Deri tani fltiet për 16 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur, ndër ta edhe një vajzë 12-vjeçare.
Redaksia 27 Maj 2024, 09:36 | Përditesimi: 27 Maj 2024, 10:31
Sipas mediave të huaja, aktualisht ka mbi 40 të plagosur, ndër ta edhe një vajzë 12-vjeçare.
Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, të marra nga kamerat e vëzhgimit të qendrës tregtare, shihen dy punëtorë duke punuar, kur qëndra tregtare goditet nga raketa ruse.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:29
Borrell: Sulmi rus në qendrën tregtare në Kharkiv është krim lufte
Sulmin në qendrën tregtare në Kharkiv, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel, e ka konsideruar si krim lufte.
Ai deklaroi se ky sulm tregon edhe njëherë krimet dhe mizoritë që po kryen Rusia në Ukrainë.
“Në luftën e vazhdueshme në Ukrainë numri i njerëzve të vrarë gjatë aksioneve ushtarake po rritet në të dy frontet, nëse mund ta quani bombardimin e një supermarketi kur ai është plot me njerëz aksion ushtarak. Sulmi në qendër tregtare në Kharkiv të shtunën e kaluar është një tjetër shembull i krimeve të luftës dhe mizorive të kryera nga Rusia”, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Ne qendren tregtare ishte ber magazinim i materialeve ushtarake . Fotot treguan qe ajo nuk sherbente per civilet por e kishin kthyer ne repart ushtarak
Përgjigju
Sondazhi i ditës:25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
Po
32.5%
Jo
61.2%
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2141
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
Ne qendren tregtare ishte ber magazinim i materialeve ushtarake . Fotot treguan qe ajo nuk sherbente per civilet por e kishin kthyer ne repart ushtarak
Përgjigju