Momenti i frikshëm, aeroplani rus gati sa nuk përplaset me F-16 amerikane (VIDEO)

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë publikuar videon e një përballjeje të frikshme mes një aeroplani luftarak rus dhe një aeroplani F-16 amerikan në Zonën e Mbrojtjes Ajrore pranë Alaskës.

Në video shihet momenti kur aeroplani rus i afrohet F-16 dhe gati sa nuk përplaset me të.

Incidenti vjen pas një sërë shkeljesh nga ana e Rusisë, të Zonës së Mbrojtjes Ajrore të Alaskës, shumë pranë hapësirës sovrane të SHBA.

Gjatë muajit korrik avionë bombardues rusë dhe kinezë kryen stërvitje të përbashkëta ushtarake duke dhënë sinjalin e një bashkëpunimi mes dy vendeve, të cilin Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin, deklaroi se  kjo gjë ngre mjaft shqetësime.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas