Ditën e sotme në zonën e Astirit janë shembur 5 objekte, të cilat prekeshin nga vija e projektit të Unazës së Madhe. Tashmë pas shembjes së ndërtesave te “Ish-Shqiponja”, do të nisë puna për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi videon e shembjes së një godine 4 katëshe .

"Kauzat e rreme, bien si ngrehinat pa leje! Astiri qe nje kauze false partish te lodhura, kunder Tiranes qe ka nevoje per rruge, sheshe, teatro e parqe!  Pas nderteses se fundit, nis puna per Unazen e Madhe ne 100 vjetorin e Tiranes kryeqytet! FORCA!", shkruan Veliaj.


Lajmi kryesor:

IKMT shemb 5 objektet tek Unaza e Madhe, Veliaj publikon momentin e rrëzimit: Kauzat e rreme bien si ngrehinat pa leje (VIDEO)