MONAKO - Gjermani, Jurgen Stock, zëvendëspresident i zyrës federale të policisë kriminale (BKA), u zgjodh sot sekretar i përgjithshëm i Interpol-it, me rastin e 83 vjetorit të asamblesë vjetore të organizatës dhe bashkëpunimit të policisë botërore.
Stock, 55 vjeç, kandidat i vetëm, merr vendin e amerikanit, Ronald Noble, një profesor i juridikut që ka mbajtur këtë funksion për 14 vite.
"Konfliktet gjeopolitike, rreziqet sanitare, kërcënimet mbi mjedisin, terrorizmi, krimi i organizuar ndërkombëtar dhe më në veçanti krimi kibernetik, janë probleme që shtetet kombe nuk mund t'i zgjidhin vetëm", komentoi para asamblesë, me dyer të mbyllura, sekretari i ri i përgjithshëm, sipas një komuniakte të Interpol-it.
Duke ushtruar funksionet e tij me kohë të plotë që prej selisë së Interpol-it në Lion (qendër të francës), sekretari i përgjithshëm mbikqyr punën e përditshme të bashkëpunimit policor ndërkombëtar. Ai është emëruar për pesë vite dhe mund të rizgjidhet, Interpol-i grupon 190 vende anëtare./ATSH/
/Shqiptarja.com