Monda Dervishi: Të punosh mes 
parave në kasën e 1 supermarketi

Monda Dervishi: Të punosh mes <br />parave në kasën e 1 supermarketi
TIRANE- Sot, mundësitë e punësimit janë të limituara, ose nuk ka fare. Në këtë situatë, ku shumë gra dhe vajza gjenden mes papunësisë dhe dëshirës për të punuar, mundohemi të sjellim orientime dhe modele që ndoshta janë dhe një zgjidhje për të gjithë ato që duan të gjenerojnë të ardhura.

Rasti që ne sjellim sot, na tregon se me punë dhe përkushtim arrin çdo gjë. Kjo është arkëtarja 37 vjeçare Monda Dervishi, e cila përmes këtij rrëfimi ajo na tregon se si është bërë pjesë e rrjetit të supermarketit “Big Market”, si ka fituar pozicionin e punës si arkëtare, por edhe raportin e saj me klientin. Në këtë intevristë, Monda na tregon se ky zanat tashmë ka dhe një të mirë të madhe, ajo sjell të ardhura për familjen e saj. Sipas saj, është pikërisht prirja e madhe për konsum që gjeneron shumë raste pune.
 
Si i kujtoni fillesat tuaja pranë “Big Market”. Ka qenë një fillim i vështirë për ju pozicioni i punës si arkëtare?
Prej afro 5 vitesh unë punoj në kasë në “Big Market”. Sigurisht që fillimet nuk kanë qenë aspak të lehta, por duke punuar me përkushtim vit pas viti ja kam marrë dorën. Prezantimi i mbarë ëhstë dhe një ecuri e mbarë në punë. Këhstu ka ndodhur dhe me mua, kur erdha të nizja provën, menaxherja më pa dhe e vlerësoi punën time që ditët e para. Kështu, sot e shikoj veten të punësuar dhe pa asnjë moment shkëputje.
 
Ku qëndron suksesi i punës tuaj në kasë?
Klienti është mbreti dhe si të tillë duhet ta trajtosh. Duke parë ecurinë e punës time gjatë 5 viteve, tashmë kam krijuar edhe një marrdhënie të fortë me të gjithë klientët, madje më njohin dhe më thirrin në emër. Kjo harmoni mes meje dhe kilentit është suksesi i pozicionit të punës sime.
 
Sot, tregu i punës është bërë i vështirë. Është ky një orientim i mirë për të gjithë vajzat e reja për të pasur një punë?
Në fakt, ashtu siç pohuat, tregu i punës është bërë i vështirë, por secili nga ne duhet të përshtatet edhe me pozicionin e punës. Nëse ti nuk ndjehesh mirë dhe nuk arrin të krijosh atë harmoninë në punë, në mënyrë që puna të eci më mirë është të provosh diçka tjetër.

Sot, sidomos në Tiranë ka mundësi punësimi për vajzat dhe djemtë e rinj, mjafton që atë punë që merr përsipër ta realizosh me sukses. Rrjeti i supermarketeve “Big Market” ofron një mundësi të mirë punësimi jo vetëm në pozicionin kasiere, por edhe në pozicione të tjera. Pra, secili nga ne nëse e do punën, mund të orientohet dhe të sjell të ardhura për vete dhe familjen.
 
Për të gjithë ata që se dinë, si funkaionon puna në një supermarket. Është e ndarë puna në bazë të profileve të produktit?
Sigurisht secli nga ne është i pozicionuar në profilin e tij. Veç kasës, unë punoj edhe në banakun e bulmetit. Ai pozicion pune do shumë rregull dhe pastërti, në mënyrë që klienti të jetë i kënaqur jo vetëm nga pastërtia, por edhe cilësia që ne i ofrojmë. Banaku më pëlqen si pozicion pune sepse aty e kam nisur punën time në fillim. Pra, secili nga ne ka një pozicion të caktuar dhe duke bashkëvepruar në grup arrijmë që ditën ta mbyllim me sukses.
 
Teksa bisedojmë, vërejmë që ju jeni shumë e pasionuar pas punës tuaj...?
Ashtu siç menaxherja jonë na thotë herë pas here; Nëse ti nuk ke pasion punën që të gjeneron të ardhura, atëhere kot sa punon. Edhe ne punojmë me pasion dhe dëshirë, jo vetëm për faktin që klienti është mbreti i punës sonë, por edhe pse ne kemi një rrogë mujore që sjellim në familjet tona. Pra, me pasion dhe përkushtim çdo femër mund të jetë e dobishme për familjen e saj.
 
Cili është mesazhi që ju i jepni të gjitha vajzave dhe grave?
Pavarësisht origjinës dhe aftësive që ke, secila nga ne duhet të luftojë për të pasur një punë. Sot, jo të gjithë kanë mundësinë të shkollohen dhe të jenë të gatshëm për një vend pune, por me vullnet dhe dëshirë secila nga ne ka mundësi të nxjerr në pah vlerat e saj të dobishme.
 
Vërejmë se komoditetin që ju jep puna e reflektoni më së miri. Ka rol familja në këtë qetësi që ju përcillni edhe për lexuesin?
Sigurisht që nëse s’do kisha mbështetje, nuk do ja dilja kurrë të isha kaq e qetë. Unë përkushtohem me shpirt dhe me mendje në punë sepse prindërit e bashkëshortit kanë qenë një ndihmë e madhe për mua. Çdo nënë, kur është në një punë të caktuar mendjen e ka te fëmijët, por për mua ka ndodhur e kundërta! Mbështetja që më kanë ofruar vjehrri me vjehrrën, duke më dhënë ndihmë tek kujdesi i fëmijëve, tek kujdesi në shtëpi, më ka sjell këtë qetësi dhe pozitivitet që e përcjell edhe tek klienti.
 
Jeni e kënaqur me të ardhurat që merrni?
Çdo punë ka lodhjen e saj, dhe si e tillë ka raste që edhe nuk paguhet mirë. Unë kam qenë me fat që jam bërë pjesë e rrjetit të supermaketëve “Big Market” sepse më ka dhënë mundësinë për një punë komode, por më ka dhënë edhe mundësinë për të gjeneruar të ardhura për familjen time. Çdo mundë këtu shpërblehet në të ardhura.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë