Monedha 100 euroshe përkujton Faustin e Gëtes

Monedha 100 euroshe përkujton Faustin e Gëtes

Monedha e artë për koleksionistë me Fasutin e Goethes ka vlerën 100 euro

Fausti i Gëtes është pjesë e letërsisë botërore. Një monedhë speciale kujton tani veprën e tij të madhe, që është shumë aktuale edhe sot.

"Që unë të kuptoj, çfarë e bën botën // të ekzistojë." Shumë nxënëse dhe nxënës të gjimnazeve gjermane e njohin këtë motiv, me të cilin për të shtuar njohuritë e tij, mësonjësi me emrin Faust, vjen vërdallë nëpër botë në dramën me të njëjtin emër të Johan Volfgang von Gëtes, dhe në rrugën e tij nuk trembet as nga pakti me djallin, Mefisto.

Megjithatë ka disa vite që njohja e tragjedisë me dy pjesë të Gëtes, nuk është aq e madhe. Nga njëri land në tjetrin, "Fausti” po largohet nga lista e teksteve të detyruesme për t'u lexuar në programet shkollore. Por tani ai na përshëndet nga bota e nëndheshme, duke u shfaqur në flori.

Ministria gjermane e Financave prodhon monedhën e artë "Faust"

Ministria gjermane e financave ka nxjerrë një monedhë koleksionuese 100 euroshe, për të kujtuar në këtë dramë të rëndësishme dhe komplekse një njeri modern të humbur mes kishës, traditës, kotësisë, shkencës, kuriozitetit. Monedha e skicuar nga artisti nga Redenbahu, Mihael Otto është e para në serinë me tetë pjesë të "Veprave të mëdha të letërsisë botërore”, që i dedikohen librave të famshëm të letërsisë gjermane. Nga viti 2023 deri në vitin 2030, çdo vit do të dalë një monedhë e re me temë nga letërsia.

"Faust"-i do të pasohet nga "Ibriku i thyer” i Hajnrih fon Klajstit, "Kujtime të një duarpreri”, të Jozef fon Eihendorfit, "Ahu i çifutit” të Anete fon Droste Hylsof, "Ky libër është i mbretit” nga Betina von Arnim, "Budenbroks” nga Tomas Man, "Një sixhade e vjetër tibetiane” nga Else Lasker Shyler dhe "Procesi” nga Franc Kafka.

"Faust" ka qenë vepra më e njohur e Gëtes

Poeti, dramaturgu, romancieri, filozofi dhe burri i shtetit, Johan Voflgang fon Gëte, (1749-1832) është një nga kokat më të famshme të letërsisë gjermane. Veprat e tij, sidomos drama filozofike "Faust”, e kanë bërë atë të famshëm në gjithë botën. Drama është me dy pjesë dhe e mbushur me aludime nga feja, shkenca dhe politika.

Gëte punoi për këtë vepër 60 vjet me radhë. Ai shkroi një version të hershëm të tij që në vitet 1772 dhe 1775. Edhe "Fausti i parë” ka qenë objekt i kurseve të avancuara në gjimnazet gjermane. Manuskripti i këtij versioni ka humbur, por një kopje e tij është gjetur rreth 100 vjet më vonë.

Një nga versionet e para të shtypura është shfaqur në vitin 1790 me titullin "Faust, një fragment”. Në vijimin e viteve, Gëte e pati rishkruar herë pas here, atë që sot njihet si "Fausti një”.  Versioni i fundit publikuar nga vetë Gëte, është shtypur 1828/29. Vitet e fundit të jetës, Gëte i kaloi duke punuar për pjesën e dytë të veprës: "Fausti, tragjedia e pjesës së dytë”. Ky vazhdim u publikua për herë të parë më 1832, pak kohë pas vdekjes së tij. Ashtu siç e kishte lënë dhe ai në testament.

Një alkimist kthehet në mit

Figura kryesore në veprën e Gëtes është doktor Fausti, një mësonjës, që pas dështimit të një përpjekjeje për vetëvrasje, ia shiti shpirtin dreqit, Mefistos, në mënyrë që të fitonte njohuri të jashtëzakonshme. Përpjekjet e pamposhtura të Faustit për të marrë dije e çojnë në një lidhje dashurie me Margareten, shkurt Gretçën.

Vepra është frymëzuar nga historia e personit real Johan Georg Faust: Alkimist gjerman i periudhës së renesansës, astrolog dhe magjibërës, ai denoncohet nga kisha sikur të ishte sharës i Zotit, sepse sipas saj, kishte bërë pakt me djallin.

Pak dekada pas vdekjes së tij më 1541, u publikuan dy vepra që kishin të bënin me jetën e tij: "Historia e D. Kohan Fausten” e Johan Spies-it u dërgua për t'u shtypur më 1857, kurse "Historia tragjike e doktor Faustus-it” e Kristofer Marloves, u publikua dy vjet më vonë në gjuhën angleze.

"Faust" – vepër vizionare

Skenë në litografi Fausti dhe Mefistofeli në malet Hartz Skenë në litografi Fausti dhe Mefistofeli në malet Hartz

"Fausti" i Gëtes tematizon idealet e iluminizmit të shekullit të 18-të, një lëvizje filozofike dhe intelektuale që propagandonte idetë modern si besimi në përparimin shkencor dhe teknik. Vepra shfaqet rregullisht në skenat teatrore të botës.

Por a është edhe sot e rëndësishme që ta lexosh? Po, mendon historiani i letërsisë dhe kulturës, Paul Kahl: "Sepse duke trajtuar formën, materien dhe tregimin e një epoke të caktuar, vepra merret me çështje të mëdha të ekzistencës së njeriut, të cilat mbeten njësoj edhe kur ndryshojnë kushtet. Tek "Fausti” për shembull pyetja është: Çfarë mund të dimë ne? Cili është kufiri i njohurive tona?", shpjegon ai në bisedë për Deutsche Wellen.

Edhe eksperti i Gëtes dhe gjermanisti Michael Jaeger, mendon se kemi të bëjmë me një dramë filozofike pa kufizim kohor. Në artikullin e tij "Fausti i Gëtes. Drama e modernizmit”, ai përshkruan me detaje paralelet midis botës së Faustit dhe botës së sotme dhe jep dhe shembuj. ""Tek Faust II kemi skenën e famshme të parave prej letre, që duhet të zëvendësojnë paratë prej ari”. Me anë të parave prej letre, Mefisto donte të nxiste konsumin, thotë gjermanisti, "i cili përfundon në një inflacion të madh. I poshtër, ai që do të bëjë keq. Por siç e shohim, "Fausti” i Gëtes është i mbushur me aktualitete."

Duke lexuar veprën mjeshtërore të Gëtes, mund të mësosh shumë edhe në shekullin e 21, mund të marrësh leksione për jetën, që nuk mund t'i blesh me monedhat e reja që kanë portretet e Faustit dhe Mefistos…./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë