Udhëheqësit e vendeve më të pasura të botës, G20, u bënë supersticiozë teksa kanë hedhur nga një monedhë në‘Fontana di Trevi’ të Romës së bashku me një dëshirë sic e kërkon tradita.
Nuk vonoi shumë që dëshira të plotësohej. Ata arritën një marrëveshje për çështjen më të rëndësishme, vendosën një tavan për ngrohjen globale në 1,5 gradë celcius, një angazhim global të bërë në vitin 2015 në Marrëveshjen e Parisit si edhe u angazhuan në emetime zero të karbonit deri në mesin e këtij shekulli. Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, u shpreh: “Fitojmë ose dështojmë së bashku. Si G20 kemi përgjegjësinë të tregojmë lidershipin tonë dhe të udhëheqim botën drejt një të ardhmeje më të mirë”.
Udhëheqësit ranë dakord që të bëjnë më shumë në ndihmë të vendeve të varfra për luftimin e pandemisë koronavirus. Vendosën dhe synimin që deri në fund të këtij viti të imunizojnë 40% të popullatës në botë dhe që niveli i vaksinimit anti-COVID të shkojë 70% deri në gjysmën e vitit 2022. Një tjetër mosmarrëveshje që sipas deklaratës në përfundim të samitit po shkon drejt zgjidhjes është ajo për peshkimin mes Britanisë së Madhe dhe Francës. Tensionet janë ulur edhe mes presidentëve Rexhep Tajip Erdogan dhe Emmanuel Macron, që u ulën përballë njëri-tjetrit në samitin e G20 në
Por skeptik është në deklaratën e tij Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, i tha se premtimet e liderëve janë pika në një oqean që ngrohet me shpejtësi dhe filluan të duken të zbrazta që sot.
Megjithatë qymyri, mbetet një temë e madhe mos marrëveshjeje. Anëtarët e G-20-ës, Kina dhe India i kanë rezistuar përpjekjeve për të dalë me një deklaratë për eliminim gradual të konsumit vendas të qymyrit.
As presidenti i Kinës Xi Jinping dhe as ai i Rusisë Vladimir Putin nuk ishin në Romë për samitin, duke u bashkuar me liderët përmes lidhjes video. Mungesa e tyre ngriti shqetësime se një marrëveshje nuk do të ishte e lehtë për t'u arritur.
Putin tha se plani i tij ishte që "jo vetëm të arrinte neutralitetin e karbonit, por të sigurohej që brenda tre dekadave të ardhshme, sasia e emetimeve të gazeve serrë në Rusi të jetë më e ulët se ajo e fqinjëve dhe kolegëve tanë në BE."
Komunikimi i bërë në fund të samitit flet përndalim të financimit ndërkombëtar të impianteve të reja të qymyrit deri në fund të këtij viti, mesazh i fortë ky për Kinën, Rusinë dhe Indinë, vendet e varura nga qymyri.
Në ditën e parë samiti pati fokus tek Covid dhe pandemia, ku u arrit një marrëveshje për një normë tatimore globale, ku fitimet e bizneseve të mëdha do të tatohen të paktën 15%.
31tetori i Halloweeni çon udhëheqësit nga Roma në Glasgow të Skocisë, deri në 12 nëntor. Atje do të zhvillohet takimi i bisedimeve të nivelit të lartë të OKBCOP26, për ndryshimet klimaterike. Dhe për këtë Boris Johnson tha se "Nëse Glasgow dështon, atëherë e gjithë puna dështon".