Monedhat virtuale të ligjshme, qytetarët: Nuk i njohim (VIDEO)

TIRANË- Një projektligj i hedhur për konsultim publik synon që kriptovalutat të jenë të ligjshme, pra të përdoren nga qytetarët shqiptarë.  Mirëpo sa të informuar janë qytetarët për rëndësinë e kriptovalutave, apo më konkretisht çfarë janë kriptovalutat?

Qytetarët e pyetur nga Report TV nuk arrijnë të kuptojnë rolin dhe kuptimin që kenë kriptovalutat apo të quajtura ndryshe monedhat virtuale.

Gazetarja: A e dini se çfarë është kriptovaluta, monedha virtuale?

Qytetari: Po e di, e lexova dje, është një gjë ende e kamufluar shumë , moderne që akoma nuk është hapur as në Evropë dhe Botë. Mua më duket një nismë jo e mirë.

Gazetarja: A e dini se çfarë është kriptovaluta?

Qytetari: E, nuk i dimë të gjitha këto fjalë të reja.

Qytetari: Ne nuk e dimë çfarë është jo më ti dimë kuptimin.

Qytetarja: Jo nuk e di, mbase e dinë ata të parlamentit, deputetët.

Gazetarja: A e dini se çfarë është, monedha virtuale?

Qytetarja: Jo nuk e di.

Gazetarja: Hera e parë që po e dëgjoni?

Qytetarja: Po!

Monedhat virtuale janë të emetuara nga individë privatë, të cilat nuk kanë vlerë ligjore të garantuar nga një shtet, bankë qendrore, apo institucion ndërkombëtar.

Ato mund të blihet në një platformë këmbimi duke përdorur monedha të tilla si Euro, Paund apo Dollar. Monedha me e njohur dixhitale është bitcoin, me të cilën mund të biesh në kontakt në rrjetet sociale dhe po nëpërmjet internetit mund të kryesh transaksione.

Me Projektligjin “Për Tregjet Financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” të hartuar nga :  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, synohet që këto monedha të palejuara deri më tani ti bëjë ato të ligjshme, dhe nëpërmjet tyre  t’ju jepet mundësia përdoruesve t’i përdorin si instrument pagese, në procesin e blerjes së produkteve apo shërbimeve.

Aktualisht Banka e Shqipërisë është kundër lejimit të këtyre monedhave pasi sipas saj ekziston rreziku që ato mund të shërbejnë edhe për pastrim parash të krimit e korrupsionit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Seri: 31/10/2019 23:59

    Njerzit te informohen me pare. Por iniciativa te tilla te natures kapje shteti jane skema perfitimi. Pligje te tilla jane shkruar nga ato individe ose grupe afer qeveritareve qe neser do te perfitojne. Psh, pasi te dali ky pligj si ligj, qeveria do kerkoje qe te gjitha pagesat per uje e drita te behen me kriptovalutat.... Si puna e call center me telekomin ku master financier hajduti Ahmetaj eshte njeriu kuc i kministrit per keto pune. Legena

    Përgjigju
  • Kafsha: 31/10/2019 22:56

    Mos i tmerroni njerezit kot. Eshte po e njejta gje kur blen me karte debiti apo krediti në internet. Pra janë pará dixhitale, numra dixhitalë, impulse. Nqse brenda vendit arrihet qe më karten tende mund të blesh qoftë dhe nje cokollate apo nje kafe me uje, atehere do kete ardhur full-kontrolli. Në kete menyre nuk do të kete me grabitje. Hajduteria ordinere nuk ka çar të grabisë më. Paraja cash sjell grabitje dhe grabitjet mund të jene te dhunshme. Por sigurisht mund të kete vjedhje elektronike (me shkollë)

    Përgjigju
    • Troka: 01/11/2019 05:51

      Shteti hoqi bixhozin po fut monedhen virtuale. Ku me 1 bitcoin ose monedh tjeter mund te blesh 1 cokollat por 1 dit tjeter mund te blesh 1 shtepi. Kjo do te thot me te detyruar me luajtur ne burs.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit