Mongoli,të jetosh pa kohë, së
bashku me ‘kalorësit e drerëve'

Mongoli,të jetosh pa kohë, së<br />bashku me ‘kalorësit e drerëve'
'Ata janë dëshmitarët e fundit të një epoke' shkruan National Geographic.

Nga ky etnitet i madh mijëvjeçar me origjinë turke, sot kanë mbetur vetëm 50 familje. Njohur edhe si Tsaatan,Dukha janë "njerëzit e taigës" ose, ashtu si ata vetë duan të përkufizojnë veten, "kalorësit e drerëve".

Ndodhemi në kufijtë midis Mongolisë dhe Siberisë, në një tokë të izoluar e shumë të largët  në hemisferën veriore mbuluar nga bredhët.

Këtu jetohet në kufijtë e të pamundurës dhe për të bërë këtë, jeni të detyruar të migroni deri në njëmbëdhjetë herë në vit duke kaluar dimra të stuhishme, ku temperaturat shpesh bien nën 50 gradë.

Ata që jetojnë në këtë zonë  janë nomadë dhe gjuetarë dhe mjeti i tyre i lëvizjes që e përdorin sikurse një kal është pikërisht dreri.

Ata i respektojnë, nuk i vrasin, siç bëjnë  fiset e Siberisë. Detyrohen ti vrasin vetëm në momentin kur janë të vjetër dhe nuk janë në gjendje të digjen. Ky fis i mëson drerët që të nisin udhëtimet që kur janë shumë të rinj,e  të ngarkohen me një peshë prej 20 kg .

Ky fis i Mongolisë është i ndarë në dy grupe, ato të "taiga lindore" dhe "perëndimore", të ndara nga njëqind kilometra dhe ndoshta nga hapësirat e pafundme të konifereve.

Ka shumë ngjashmëri të  këtij fisi me  banorë të Azisë Qendrore me indianët amerikanë.

Njerëzit e këtij fisi nuk fejohen, por martohen. Zgjedhja e personit me të cilin të ndajë jetën e tij është një dhe vetëm një. Ajo zgjat përgjithmonë.

Tsaatan  jetojnë si në një familje të madhe, kjo është forca e tyre, unitet i madh, ndarja e dashurisë dhe mallrave materiale, si dhe ushqimi.

Por nëse lindin probleme familjare ose personale,  i pari i fisit njohur si shaman është aty për të zgjidhur cdo gjë.
 
Midis 20 familjeve dhe 600  drerëve ekzistojnë dy shamanë, një grua dhe një burrë. Shamans përdorin fuqinë e tyre shëruese, duke thirrur shpirtrat, vetëm ditën e shtatë dhe të nëntë të hënës së plotë.
 
Në korrik dhe gusht në këtë fis  është sezoni i shirave dhe shpesh stuhitë sjellin goditje të dhunshme të rrufeve kundër pemëve që shkaktojnë zjarr. Ky është një rrezik për drerët krahas kërcënimit që vjen edhe nga ujqërit.

Gratë kur hipin mbi drerët mbulojnë flokët e tyre. Sipas besimeve të tyre të lashta  është natyra ajo që na bën rebelë.
 
Por diçka po ndryshon në këtë zonë ,qeveria e Mongolisë po mundohet të krijojë më shumë kontake me fisin e largët.

Në këtë zonë shtëpitë jan prej druri, ka një qendër të vogël shëndetësore, një restorant dhe një shkollë. Dhe kështu, të gjitha familjet me fëmijë lënë kampin e tyre në shtator për t'ju kthyer në qershor.

Tani ka pak njerëz që jetojnë  aty gjatë gjithë vitit.Dialekti i  tyre gjithashtu është i destinuar të zhduket sikurse edhe ky stil jetese.

[gallery]24124[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë