Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama për arsyet se përse nuk e do vettingun në politikë. Kryemadhi deklaroi në Kuvend se vettingu politik duhet të përfshijë edhe analizat e drogës. Ndërkohë që u bëri një thirrje edhe ambasadave të SHBA dhe BE në Shqipëri. “Si mund të pranojë Rama kur problemin e parë e ka më gruan që drejton një bankë dhe offshore. Si mund të pranojë Rama vettingun në politikë kur problemin më të madh e ka me vëllanë e tij, apo koncesionet që u vidhen shqiptarëve. Ai është gijotina e parë e SPAK dhe Byrosë së Hetimit.
Unë kërkoj që të shtohet edhe analiza e drogës, pasi një kryeministër që drogohet është peng i mallit që i shet. Mirë se dje kishte ardhur me antiplumb.... Duhet të shtojmë edhe kartelën mjekësore, se nga cfarë vuan? Ramës i them mos pi mall se të bën dëm për azmën, po ta thotë kjo doktoresha këtu. Ai ka një problem tjetër të madh përballjen me vetëveten. Rama është bërë si këto shtojzavallet e pyjeve të Europës që i shkelin syrin njëherë njërës dhe njëherë tjetrës, por nuk të fal njeri sot.
Ai veprim i djeshëm nga Komisioni i Ekonomisë, do i drejtohemi prokurorisë për hetim, kur është protokolluar shkresa, kur është njoftuar komisioni, të gjitha me radhë edhe pse mendoni se KLP dhe KLGJ e kontrollon Ulsiu. Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët thonë paraqitemi te Ulsiu për të paguar gjobën për të kaluar vettigun, edhe DSIK-ja janë bërë si dyqan gjobash. Ulsi më vjen keq se të kam edhe nga zona ime. U drejtohem të gjitha ambasadave që ndodhen në Shqipëri, duhet të kuptoni që ky grup kriminal jo vetëm që nuk ka dëshirë të integrojë Shqipërinë, por vdekjen dhe shkatërrimin e këtij vendi. Ky kryeministër është minë me sahat për Shqipërinë, rajonin dhe Europën.” tha ajo.
Lajmi kryesor:
PS rrëzon nismën e opozitës, Berisha ultimatum me thirrje patriotike në Kuvend: Vetting në politikë ose rrëmbeni armët!
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
20.8%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 331
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale
14 Janar, 19:26
-
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
14 Janar, 19:15
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Libri me kujtime i Aredin Shytit: "E keqja e madhe” e ka emrin Sali Berisha
14 Janar, 17:12
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58