Monika Lubonja: Gjithë jeta
ime ka qenë një sakrificë!

Monika Lubonja: Gjithë jeta<br />ime ka qenë një sakrificë!
Sharmante dhe plot klas, aktorja Monika Lubonja, e cila së fundmi është bërë pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars” mes yjeve të vallëzimit, vjen për lexuesin tonë me një rrëfim krejt ndryshe, për jetën, pasionin e saj për aktrimin si dhe pozicionimin e saj në krye të Teatrit të Kukullave dhe Qendrës së Kulturës për fëmijë. Në këtë intevristë, Monika në tregon dhe anën tjetër artistike, atë të qenit një balerinë në skenë. “Kuptohet që skena e vallëzimit të sjell emocione ndryshe, të duket vetja si një mysafire e sapoardhur, por me dëshirën për të realizuar pjesë artistike si një balerinë e vërtetë”,- thekson Monika.
 
Çfarë është për ju spektakli “Dancing With the Stras”?
Për mua është një risi! Një pamje krejtësisht ndryshe nga atë çka Monika bën në jetën e përditshme apo atë profesionale. Spektakli i yjeve të vallëzimit është një hapësirë krejtësisht e re. Artistiket janë njëlloj, emocionet janë kretësisht të ndryshme.
 
Ka qenë e vështirë përshtatja me skenën e vallëzimit, ndryshe nga skena e teatrit e cila është një shtëpi për ju?
Kuptohet që skena e vallëzimit të sjell emocione ndryshe, të duket vetja si një mysafire e sapoardhur, por me dëshirën për të realizuar pjesë artistike si një balerinë e vërtetë. Teatri dhe ekrani janë emocione të tjera.
 
Mendoni se të qenit aktore e plotëson më së miri baletin?
Sigurisht! Aktrimi më ka ndihmuar në shumë gjëra, pasi ne dhe në Akademi e kemi ushtruar për dy vjet baletin. Prandaj them se baleti dhe aktrimi janë të lidhura me njëra tjetrën.
 
Çfarë ju motivon në jetë?
Në jetë më motivojnë shumë gjëra. Në këto momente më motivon baleti dhe puna e re që do nis në Teatrin e Kukullave.
 
Kur mendoni se një artist është i kompletuar?
Artisti nga dita në ditë kërkon më shumë. Sa mbaron një projekt hidhet tek një tjetër, që do të thotë që çdo moment është në kërkim të gjërave. Një artist nuk mund të thotë asnjëhere se është i realizuar, çdo gjë është në lëvizje, çdo gjë është në kërkim të asaj që ti do të bësh gjihtmonë më të mirën.
 
Cili është roli që ju do ta veçoni nga galeria juaj?
Nora e Ibsenit, është një rol që mua nuk më ndahet asnjëherë. Është rol që flet për qenien e femrës, sakrificat që ajo bën dhe nganjëherë nuk vlerësohet nga meshkujt që e rrethojnë. Ky është një rol i cili në qendër të vëmendjes ka qenine e femrës, sakrificat që femra bën në jetën barshkshortore apo familjare.
 
Po ju keni bërë sakrifica?
Mendoj se e gjithë jeta ime ka qenë një sakrificë!
 
Cila është arma juaj më e fortë?
Vlerësimi dhe karakteri janë dy gjërat pa të cilat unë nuk do të realizohesha.
 
Çfarë do të thotë për ju të drejtoni një institucion kulturor?
Padiskutim një përgjegjësi e madhe. Normal që ky institucion ka shumë punë për të bërë, por e rëndësishme është që tek fëmijët të vij arti dhe të largohen nga ekrani i televizionit.
 
 Shkrimi u publikua sot (16.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj