Të gjitha akset rrugore që lidhin zonat pyjore me rrugët nacionale po monitorohen me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve të prerjes dhe transportit të paligjshëm të lëndës drusore.

Gjatë kontrolleve në segmentin rrugor Pogradec–Korçë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka bllokuar një mjet, i cili u kap në flagrancë duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. 

Ndërkohë, një tjetër rast është konstatuar në Bashkinë e Himarës nga Drejtoria Rajonale e IKMT Vlorë. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për prodhim të qymyrit në një parcelë pyjore.

Ndaj subjektit janë ndërmarrë masat administrative të parashikuara nga ligji, ndërsa lënda drusore është bllokuar.

Kontrollet në akset rrugore dhe në zonat pyjore do të vijojnë, me fokus evidentimin e rasteve të shfrytëzimit të paligjshëm të pyjeve dhe transportit të lëndës drusore pa dokumentacion.