Monitorimi nga ajri/ Kreu i Guardia di Finanza: Këtë vit në Shqipëri u mboll më pak kanabis se në 2017

Monitorimi nga ajri/ Kreu i Guardia di Finanza: Këtë vit në Shqipëri u mboll më pak kanabis se në 2017

Giorgio Toschi dhe Fatmir Xhafaj

TIRANE-Kreu i Guardia di Finanza-s, Giorgio Toschi gjatë vizitës në Shqipëri zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa biseduan rreth bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit të narkotikëve, trafikimit dhe rritjes së sigurisë në të dy anët e kufirit. Toschi u shpreh se ishte absolutisht i kënaqur për punën e përbashkët dhe për rezultatet e arritura. Komandanti i GdF nënvizoi se gjatë këtij viti, në territorin shqiptar janë mbjellë një numër edhe më i vogël bimësh kanabisi se në vitin 2017, që ishte viti më i suksesshëm në luftën kundër kanabisit.

Sipas tij, rezultatet e vitit 2018 janë tejet entuziaste sidomos duke pasur parasysh se këtë vit është shtuar numri i orëve të fluturimit, mbulohet një pjesë më e madhe e territorit dhe është rritur gjithashtu hapësira kohore gjatë së cilës është kryer monitorimi ajror. Gjatë bisedës, Toschi konfirmoi zhvendosjen e tentativave për trafikim, në shtetet fqinje të Shqipërisë dhe shprehu interesin e GdF që, në të ardhmen, të shtrijë monitorimin ajror edhe drejt këtyre vendeve.

Ministri Xhafaj falënderoi për asistencën në monitorimin nga ajri të sipërfaqeve të mundshme të mbjella me kanabis. Ai nënvizoi se kjo ndihmë mishërohet në dy fusha, kontrollin e kufirit detar dhe monitorimin ajror në kuadër të programit të Ministrisë së Brendshme Italiane e asistuar edhe nga projekti i BE, SANCAS. Xhafaj theksoi më tej se për Qeverinë shqiptare lufta ndaj kultivimit mbetet një prioritet i qartë politik dhe kombëtar. Ai e ilustroi këtë me masat e marra për të çrrënjosur përfundimisht nga territori shqiptar fenomenin e mbjelljes së bimëve narkotike.

Pas takimit në Ministrinë e Brendshme, delegacioni i lartë i GdF u prit në një takim nga Zv.drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, në të cilin u diskutuan çështje konkrete të bashkëpunimit dypalësh.  Pas disa javësh do të raportohen të dhënat përfundimtare të misionit të GdF për monitorimin nga ajri të territorit shqiptar për luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kallembi.: 30/09/2018 00:06

    NGA LAJMET QE ka prude ITALIAN I I guarda Di financias I VELLAI I fatmirit eshte transferuar ne burgjet private te SICILIAS KU DY MAFIAT JANE NE PUSHTET ( NE TEPELENE) .

    Përgjigju
  • MOS.: 28/09/2018 13:32

    Nga QE eshte vellai I XHAFAJT NE BURG .POLICIA ITALIANE GUARDA DI FINANCIA E SHITUR TE QEVERITARET TANE .MAFIA JONE ME E FORTE SE KURRE .PERDOR SHKENCEN PER TU KULTIVUAR DHE TREGETUAR .9 NE 11 SHQIPETARE STUDIOJNE NE FUSHEN E DROGES .AKADEMIA TAHIRAMETA ME E PREFERUARA .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki