TIRANE- Vetëm në muajin dhjetor policia e kryeqytetit, lajmëroi se kishte vendosur 20 934 masa administrative për drejtuesit e mjeteve. Plot 9 916 prej këtyre masave, janë vënë ndaj shoferëve për shkeljen ligjore të parkimit të gabuar. Dhe në fakt një pjesë e madhe e kaosit në trafik në kryeqytet, ndodh për shkak të parkimit të gabuar të mjeteve nga drejtuesit e tyre. Shqiptarja.com ka bërë një monitorim në një parking publik i cili është kthyer në treg për makinat e përdorura, ndërkohë që policia rrugore nuk merr asnjë masë për këtë situatë të krijuar.
Parkimi
Të gjesh një parkim në Tiranë është thuajse një mision i pamundur. Kudo mund të shohësh hapësira të zëna, madje edhe aty ku gjen një vend të lirë shikon të jenë të vendosura karrige, masa betoni apo çdo lloj objekti tjetër tregues të një hapësira të zënë. Ndërkohë në zonën pranë stadiumit Dinamo, në të cilën edhe tabelat të lejojnë dhe tregojnë se është një parkim publik, është e pamundur të gjesh një vend parkimi. Prej disa vitesh e gjitha zona, është kthyer në një treg të organizuar makinash. Automjetet e vendosura aty nuk lëvizin prej kohësh dhe nëse ndonjëra prej tyre shitet, menjëherë personat që i shesin këto automjete e zëvendësojnë me një tjetër. Në rradhë të vendosura njëra pas tjetrës, të gjitha automjetet kanë të ngjitura në xhamat e tyre karakteristikat e tyre, numrin e telefonit të pronarit dhe ndonjëhër edhe çmimin e makinës.
Edhe pse policia kalon shumë shpesh aty pranë, duke u mjaftuar me faktin se automjetet janë të vendosura në një hapësirë të lejuar nuk merr asnjë masë për këtë situatë. Funksionimin e plotë të këtij tregu ilegal makinash e dëshmon një zotëri që i ulur në një stol pranë parkingut, jep informcione për të interesuarit. Kundrejt një pagese që kryhet nga pronari i mjetit, në rast të shitjes së automjetit ky zotëri jep shpjegimet e nevojshme për këdo që është i interesuar për të blerë një automjet.
“ Pasi më tregojnë se çfar lloji makine duan, me çfar çmimi dhe të çfar viti unë bëj sygjerimet e mia”, tregon për Shqiptarja.com shitësi i makinave. Siç e pohon edhe vetë ky zotëri, nuk kanë pasur në ansjë moment presionin e policisë për shkak se vendi në të cilat janë të parkuara makinat është një hapësirë publike. “Policët në fakt vendosin gjoba, për mjetet që parkojnë paralel me makinat që shiten se këto janë në rregull”, dëshmon ky zotëri.
Tregëtia
Janë me qindra makinat që gjenden të parkuara pranë stadiumit Dinamo, ndërkohë që qytetarët vuajnë të gjejnë një vend parkimi. Automjetet më së shumti janë me targa të huaja dhe shiten me çmime që variojnë nga 3 000-10 000 euro. Para pak kohësh një aksion i forcave policore tentoi të bënte largimin e këtyre mjeteve por gjendja vazhdon të jetë e njëjtë. Sipas informacioneve të siguruara nga Shqiptarja.com, janë disa individë që e kanë marrë zotërimin e kësaj hapësire publike dhe automjetet i sjellin nga jashtë vendit. Automjetet qëndrojnë për muaj me rradhë deri në shitjen e tyre, dhe më pas zëvendësohen nga mjete të tjera në pronësi të këtyre individëve.
Precedenti
Megjithse parkimi është publik dhe në të duhet të parkojnë qytetarët, mëngjesin e djeshëm forcat policore kanë ndërshkuar një drejtues që mjetin e tij e kishte parkuar paralelisht me makinat që shiten. Qytetari pasi ka parë masën administrative që ishte marë ndaj tij, ka kërkuar shpjegim ndaj policit rrugor për makinat që shiten. Në mungesë të një përgjigjeje punonjësi i policisë ka plotësuar gjobën dhe është larguar.
Shkrimi u publikua sot (17.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com