VIDEO/ Monitoronte lëvizjet e policisë përmes radios, arrestohet 52-vjeçari që shtirej si në Shkodër! I pajisur edhe me armë zjarri

SHKODËR- Një 52-vjeçari i cili shtirej si efektiv policie është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Blerim Hotaj ishte i pajisur me një radio si të Policisë së Shtetit dhe përmes saj monitoronte lëvizjet e uniformave blu. Ende nuk dihet se kujt ia adresonte informacionet për lëvizjet e uniformave blu.

Blerim Hotaj përveç radios, mbante edhe tabela si të policisë, apo stema të veshjeve të efektivëve të policisë. 52-vjeçarit i është gjetur edhe një pistoletë gati për qitje dhe një shkop metalik.

52-vjeçari është arrestuar pas një kontrolli që blutë e Shkodrës ushtruan në mjetin e tij, nga ku i gjetën edhe radiot e policisë, si edhe mjetet e tjera të fshehura në makinë, mes tyre edhe një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument