RUBIK- “Andrra e Nanë Terezës, Njerëzorja Hyjnore” udhëton nëpër etapat më të rëndësishme të jetës së Gonxhe Bojaxhiut, nga fëmijëria deri te vendimi për t’iu shërbyer njerëzve në nevojë.
Përmes një interpretimi emocional dhe me intensitet të lartë artistik, monodrama sjell jo vetëm madhështinë e figurës së Nënë Terezës, por edhe sakrificat e dyshimet qe e shoqeruan ne misionin e saj.
Interpretimi i aktores Justina Aliaj qe i jep jetë një figure komplekse, u mirëprit nga publiku qe mbushi sallen e Qendrës Kulturore “Abat Doçi”, në qytetin e Rubikut.
“Kam impresione të mëdha para këtij publiku ekselent. Ndërsa mesazhi i vepres është i madh pasi figura e Nënë Terezes është e papërsëritshme. Me këtë shfaqje do të shkojmë kudo ku janë trevat tona. Do të shkojmë në vendet ku ka popullatë shqiptare”, tha Justina Aliaj, aktore.
Monodrama “Andrra e Nanë Terezës, Njerëzorja Hyjnore” çeli siparin e aktiviteteve katër ditore që do të zhvillohen në Rubik të Mirditës, në kuadër të festës së Shelbuemit, duke sjellë një atmosferë te vecante artistike dhe shpirtërore.
Komente









