Tirana do të ketë monumentin e saj kushtuar viktimave të komunizmit, teksa Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur veprën fituese ndër 20 të tilla të dorëzuara.
Vepra do të vendoset në lulishten përballë Muzeut Historik Kombëtar dhe titullohet “Zinxhirët”. Punimi fitues nga 11 ndër veprat e përzgjedhura është i Ilirjan Shimës.
Sipas autorit, zinxhirët janë simbol burgosje dhe izolimi i popullit tonë në 5 dekada. Tendosja e tyre përçon tensionin popullor edhe pas këputjes së tyre si dhe për të ngrirë momentin final që kjo situatë të jetë e memorizuar tek njerëzit.

11 veprat e përzgjedhura nga 20 të dorëzuara janë ato të Emanuel Koko, Ilirian Shima, Rubin Mandia, Olend Çopani,Idriz Balani, Miço Mone, Joana Dhiamandi, Vasil Rakaj, Petraq Prifti, AdrianPepa, Gentian, Mitat e Artan Peqini.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO